
Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë gjatë një konflikti të ndodhur gjatë natës në Komunën e Parisit në Tiranë. Ai është plagosur në kurriz pas një konflikti me një person tjetër.
I plagosuri u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të përfshirë në sherr. Mësohet se 40-vjeçari është në spital jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për rastin në fjalë.
Lini një Përgjigje