TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Prill 2024, 11:59

U kap në flagrancë teksa po shiste drogë, arrestohet i mituri shqiptar në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

U kap në flagrancë teksa po shiste drogë, arrestohet i mituri

Një 17-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pas një ndjekjeje në Athinë.

Ka qenë skuadra “DIAS”, e cila e ka vënë re të miturin teksa po i shiste diçka një tjetër personi. Sapo kanë parë policinë, dy të dyshuarit kanë nisur të vrapojnë në drejtime të ndryshme.

Gjatë ndjekjes, i mituri me inicialet L. M ka hedhur një qese rozë, brenda së cilës policia ka gjetur 29 paketime me 53 gram kanabis.

Pas pak kohësh është arritur te vihet në pranga edhe i dyshuari.

 

Lini një Përgjigje