TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Korrik 2024, 13:52

Vuçiç provokon Europën: Serbia dhe Rusia do të festojnë së bashku 80-vjetorin e çlirimit të Beogradit

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç provokon Europën: Serbia dhe Rusia do të

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se ai dhe ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko, kanë rënë dakord që dy shtetet të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit.

“Ne jemi dakordësuar që të përkujtojmë së bashku 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin dhe çlirimin e Beogradit. Ne kemi diskutuar për temat e interesit të përbashkët, sidomos në fushat si tregtia, kultura dhe siguria rajonale”, ka thënë Vuçiç përmes një postimi në Instagram, pas takimit me ambasadorin rus.

Ai shtoi  se me Bocan-Harchenkon ka biseduar edhe për “situatën aktuale në shtet dhe rajon”.

Përvjetori i çlirimit të Beogradit nga pushtuesi gjerman, shënohet më 20 tetor. Kryeqyteti i Serbisë është çliruar atëherë prej partizanëve jugosllavë dhe Ushtrisë së Kuqe Sovjetike.

Në 70-vjetorin e çlirimit të Beogradit, të shënuar më 2014, pati marrë pjesë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Serbia është një prej pak vendeve të Evropës që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Në disa raste Beogradi zyrtar e ka dënuar agresionin dhe shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, mirëpo vazhdon të kultivojë raporte të ngrohta me Moskën.

 

 

Lini një Përgjigje