TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Mars 2026, 11:38

U zgjodh lideri suprem i Iranit, Putin uron Mojtaba Khamenein: Vazhdoni punën e babait tuaj, Rusia iu mbështet

Shkruar nga Pamfleti
U zgjodh lideri suprem i Iranit, Putin uron Mojtaba Khamenein: Vazhdoni
Presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin, ka uruar udhëheqësin e ri Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, për zgjedhjen e tij në krye të vendit.

Putin tha se “Rusia ka qenë dhe do të jetë një partner i besueshëm i Iranit”.

“I nderuar z. Hosseini Khamenei, ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për zgjedhjen tuaj si Udhëheqës Suprem i Republikës Islamike të Iranit”, tha Vladimir Putin në deklaratën e tij.

Presidenti rus shprehu gjithashtu besimin se Khamenei do të vazhdojë punën e babait të tij dhe do të bashkojë popullin iranian përballë sprovave.

Përveç kësaj, Putin deklaroi mbështetjen dhe solidaritetin e vazhdueshëm të Moskës me Teheranin:

“Rusia ka qenë dhe do të jetë një partner i besueshëm i Republikës Islamike”, tha Kremlini.

Në mesazhin e tij, Vladimir Putin e karakterizoi përsëri sulmin ndaj Iranit si një akt agresioni të armatosur.

 

putin uron mojtaba khamenein

Lini një Përgjigje