Publikohet fotoja e 36-vjeçares Dila Ndoj, e cila dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi i saj në një ngjarje tragjike që ka tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe Mal të Zi.
Viktima, me origjinë nga Balldreni i Lezhës, u gjet e pajetë brenda banesës së përfshirë nga flakët në lagjen Kodre të Ulqinit. Sipas hetimeve paraprake, autor i dyshuar i krimit është bashkëjetuesi i saj, Bashkim Gashi, 46 vjeç, nga Kosova.
Dyshohet se pas vrasjes, 46-vjeçari i ka vënë flakën banesës ku jetonin, me qëllim fshehjen e gjurmëve të krimit.
Policia malazeze njoftoi se autori i dyshuar u arrestua pak më vonë, ndërsa kishte marrë lëndime nga zjarri. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lajmi ka shkaktuar tronditje të madhe te familjarët dhe banorët e Balldrenit, ku jetonte 36-vjeçarja. Ceremonia mortore pritet të zhvillohet në vendlindjen e saj, ku familja do të presë ngushëllimet.
Lini një Përgjigje