
Deputetët e Kuvendit të Serbisë e kanë vazhduar seancën e sotme plenare me diskutimin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Pas votimit, kryetarja e re e Parlamentit serb u zgjodh Ana Brnabiç.
Pas tre mandateve si kryeministre, Ana Brnabiç u zgjodh kryetare e re e Kuvendit të Serbisë me votat e përfaqësuesve të shumicës qeverisëse. Zgjedhja e saj u mbështet me 153 vota pro dhe 5 deputetë kundër.
Në votim nuk morën pjesë deputetët e opozitës, të cilët gjatë diskutimit deklaruan se presin që Brbnabiçeva të mos i udhëheqë seancat sipas rregullores, se do të jetë shumë më e pamëshirshme dhe më e zëshme ndaj opozitës.
Kujtojmë se që pas momentit kur presidenti, serb Aleksandër Vuçiç pranoi që të përsëriteshin zgjedhjet për bashkinë e Beogradit, ai bërë të ditur dhe ndryshimet e reja.
Lini një Përgjigje