TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Shkurt 2026, 07:43

Trump zgjat për një vit sanksionet kundër Rusisë

Shkruar nga Pamfleti
Trump zgjat për një vit sanksionet kundër Rusisë
Trump-Putin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur të zgjasë edhe për një vit sanksionet ndaj Rusisë që lidhen me luftën në Ukrainë. Vendimi është publikuar në Regjistrin Federal të SHBA.

Në dokument, Trump konfirmon vazhdimin e gjendjes së shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13660. Ky akt përfshin ruajtjen në fuqi të paketave të sanksioneve të miratuara në vite të ndryshme nga presidentët amerikanë, konkretisht në 2014, 2018 dhe 2022.

Sipas vendimit, të gjitha masat kufizuese do të mbeten aktive edhe pas 6 marsit 2026. Administrata amerikane vlerëson se veprimet dhe politikat e përfshira në këto urdhra paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare dhe interesat e jashtme të SHBA.

Uashingtoni nisi sanksionet ndaj Moskës në mars 2014, pas zhvillimeve në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë. Me kalimin e viteve, autoritetet amerikane zgjeruan listën e subjekteve të përfshira, duke përfshirë banka, kompani, biznesmenë dhe zyrtarë rusë.

Administratat pasuese shtuan masa të reja, duke e zgjeruar kuadrin ndëshkues në përgjigje të përshkallëzimit të situatës në Ukrainë. Vendimi i fundit e mban të pandryshuar këtë regjim sanksionesh.

Lini një Përgjigje