Parlamenti ka mbyllur senacën pleanare pasi votuan projektligjet në rend dite.
Deputetë që nisën të dalin nga parlamenti janë përballur me sulm me vezë nga protestuesit.
Makina e kreut të Kuvendit Niko Peleshit është sulmuar menjëherë me vezë dhe shishe ndaj është detyruar të kthehet prapa.

Nga protesta e sotme ka pasur 8 protestues të shoqëruar në polici, ndërsa në spital kanë marrë ndihmën 3 policë dhe 4 protestues.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në spitalin e Traumës po marrin ndihmë dy policë dhe dy protestues.
“Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë duke marrë shërbim mjekësor 2 efektivë policie dhe 2 protestues.
Në QSUT po trajtohen 1 efektiv policie dhe 2 protestues.
Në të dy strukturat spitalore personat e paraqitur janë nën kujdesin mjekësor jashtë rrezikut për jetën. Pacientët do plotësohen me ekzaminime sipas protokollit dhe do ndiqen në dinamikë“, thuhet në njoftimin e ministrisë.
shue mire ja u bejne se na kane vjedhur 36 vjete!