
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se Irani ka pranuar të mos zhvillojë armë bërthamore, duke sinjalizuar një zhvillim të ri në negociatat mes dy vendeve. Duke folur nga Zyra Ovale, ai tha se Teherani është në komunikim me Uashingtonin dhe se bisedimet po zhvillohen në një drejtim të arsyeshëm.
Trump theksoi se negociatat janë aktualisht në proces dhe përfshijnë zyrtarë të lartë amerikanë, ndërsa shtoi se pala iraniane shfaq interes të fortë për arritjen e një marrëveshjeje. Sipas tij, dëshira e Iranit për një marrëveshje lidhet edhe me situatën e vështirë ushtarake në të cilën ndodhet vendi.
“Irani ka rënë dakord se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”, u shpreh Trump, duke shtuar se “ata po flasin me ne dhe po flasin me sens”.
Ai konfirmoi se kontaktet mes palëve janë në vijim dhe përfshijnë figura të larta të administratës amerikane. “Jemi në negociata tani… dhe pala tjetër, mund t’ju them, dëshiron të bëjë një marrëveshje”, deklaroi ai.
Presidenti amerikan e lidhi këtë qëndrim me situatën ushtarake të Iranit, duke përdorur një ton të drejtpërdrejtë: “Pse të mos e duan, nëse do të ishit në vendin e tyre? Marina e tyre ka marrë fund, forcat ajrore kanë marrë fund, komunikimet… mbrojtja kundërajrore, raketat”.
Duke folur për operacionet ushtarake, Trump theksoi epërsinë e plotë të SHBA-së. “Ne lëvizim lirshëm mbi Teheran. Mund të bëjmë çfarë të duam”, tha ai.
Në një koment të shkurtër mbi zhvillimet në terren, ai e cilësoi ndërhyrjen amerikane si “një sukses të jashtëzakonshëm”, ndërsa shtoi se situata në drejtimin politik të Iranit mbetet e paqartë: “Udhëheqësit janë zhdukur. Askush nuk e di me kë të flasë”.
Megjithatë, ai nënvizoi se kontaktet vazhdojnë me përfaqësues që konsiderohen të përshtatshëm për dialog. “Ne po flasim me njerëzit e duhur dhe ata duan shumë një marrëveshje. Nuk e keni idenë sa shumë duan të bëjnë një marrëveshje”, tha ai.
Or BOLE,o KARUC PRESIDENT,Irani ka te pakten 17 vjet qe deklaron qe nuk po prodhon arme berthamore . Perpunimin e uraniumit ,sic e ka thene me dhjetra here,e ka per perdorim civil,energji dhe industri.Irani kishte aq mundesi me ble uraniumin e gatshem per bomba,ose me ble BOMBA te gatshme nga Kina ,Rusia,Korea e Veriut,Pakistani,India. Por tjeter kund e ke or KAR,te ka shtrenguar Izraleshi BOLET dhe te ka bere STERILE-IMPOTENT. Mos kujto se me kete shaterrim qe po i ben Amerikes dhe Botes,po largon vemendjen nga Epstain. JO OR PEDOFIL,AS MOS TE TE SHKOJE MENDJA! Burgu po te pret me dyer te hapura,mbas 2-3 vjetesh.