Shtetet e Bashkuara pritet të dërgojnë rreth 3,000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme. Sipas WSJ, një urdhër zyrtar për vendosjen e forcave, që lidhet me njësinë ajrore elitare 82nd Airborne Division, pritet të publikohet në orët në vijim. Edhe Reuters konfirmon raportimin, duke iu referuar dy burimeve të njohura me çështjen.
Ende nuk është bërë e ditur se ku do të dislokohen trupat, sipas Reuters.
Njësitë ajrore janë trupa të specializuara për operacione tokësore, të cilat transportohen me avionë dhe vendosen në terren, shpesh përmes hedhjeve me parashutë.
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment nga mediat. Zhvillimi vjen pas raportimeve të mëparshme, më 13 mars, se rreth 5,000 marinarë amerikanë dhe një anije sulmi amfibe po dërgoheshin në rajon.
Presidenti Donald Trump ka deklaruar vazhdimisht se nuk synon vendosjen e trupave tokësore në Iran gjatë konfliktit. Të premten, ai tha se SHBA po shqyrton mundësinë e “qetësimit” të operacioneve ushtarake në rajon.
Ai gjithashtu deklaroi se janë zhvilluar bisedime “produktive” me Teheranin, duke çuar në pezullimin përkohësisht të sulmeve të paralajmëruara ndaj objekteve energjetike iraniane.
Megjithatë, ekspertët ngrenë pikëpyetje mbi rolin e mundshëm të forcave tokësore amerikane, përfshirë sigurimin e Ngushticës së Hormuzit ose kontrollin e infrastrukturës kyçe të eksportit të naftës në Iran, siç është ishulli Kharg, i cili është goditur më herët gjatë konfliktit.
Lini një Përgjigje