TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Mars 2026, 17:37

Irani përforcon kontrollin në Hormuz, shqyrton vendosjen e tarifave deri në 2 mln dollarë për anijet

Shkruar nga Pamfleti
Irani përforcon kontrollin në Hormuz, shqyrton vendosjen e tarifave
Ngushtica e Hormuzit

Irani ka nisur t’u kërkojë tarifa kalimi disa anijeve tregtare që përshkojnë Ngushticën e Hormuzit, në një tjetër shenjë të kontrollit që Teherani ushtron mbi një nga rrugët detare më të rëndësishme për energjinë globale.

Sipas Bloomberg, Teherani ka nisur t’u kërkojë disa mjeteve tregtare deri në 2 milionë dollarë për udhëtim, në një praktikë joformale që sinjalizon kontroll më të fortë mbi një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.

Irani ka nisur t’u kërkojë tarifa kalimi disa anijeve tregtare që përshkojnë Ngushticën e Hormuzit, në një tjetër shenjë të kontrollit që Teherani ushtron mbi një nga rrugët detare më të rëndësishme për energjinë globale.

Sipas agjencisë Bloomberg, që citon burime në dijeni të çështjes, pagesa që arrijnë deri në 2 milionë dollarë për çdo udhëtim po kërkohen rast pas rasti, duke krijuar në praktikë një lloj tarife joformale për kalimin në këtë rrugë ujore.

Të njëjtat burime thanë se disa anije i kanë kryer këto pagesa, megjithëse mekanizmi i saktë nuk është ende i qartë, përfshirë edhe valutën e përdorur. Sipas tyre, kjo praktikë nuk duket se zbatohet në mënyrë të njëtrajtshme për të gjitha mjetet lundruese.

ngushtica e hormuzit

Lini një Përgjigje