TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Mars 2026, 17:20

Bloomberg: Vendet e Gjirit humbasin durimin me Iranin, shqyrtojnë përfshirjen në konflikt

Shkruar nga Pamfleti
Bloomberg: Vendet e Gjirit humbasin durimin me Iranin, shqyrtojnë
Foto ilustruese

Sipas Bloomberg, vendet fqinje të Iranit në Gjirin Persik po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes në luftën mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Teheranit. Burime të njohura me situatën bëjnë të ditur se disa nga aktorët kryesorë arabë mund të shtyhen drejt ndërhyrjes nëse Irani sulmon infrastrukturat e tyre kritike.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dy shtetet më të fuqishme në rajon, po tregojnë gjithnjë e më pak durim ndaj sulmeve iraniane, të cilat, sipas burimeve, kanë goditur tashmë porte, objekte energjetike dhe aeroporte. Burimet kanë kërkuar të mbeten anonime për të folur lirshëm.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, këto vende do të hyjnë në konflikt vetëm nëse Teherani realizon kërcënimet për të sulmuar infrastrukturën jetike të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë në rajon.

Shumica e vendeve të Gjirit po lëvizin në këtë drejtim, me disa përjashtime si Omani, i cili synon të ruajë rolin e tij si ndërmjetës. Megjithatë, hezitimi mbetet i lartë, pasi ekziston frika se Irani mund të përshkallëzojë më tej sulmet ndaj tyre.

Një diplomat europian në rajon, i cituar nga Bloomberg, thekson se këto vende rrezikojnë të përfshihen në një situatë ku një marrëveshje e mundshme mes Donald Trump dhe Iranit do t’i linte ato të ekspozuara përballë një regjimi të dëmtuar dhe të zemëruar.

Burimet shtojnë se disa qeveri shqetësohen se ky skenar mund të ndodhë edhe nëse ato nuk përfshihen drejtpërdrejt në konflikt.

 

iran lufte

Lini një Përgjigje