TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Maj 2026, 14:45

Trump mbërrin në Pekin, pritet me tapet të kuq dhe flamuj amerikanë 

Shkruar nga Pamfleti
Trump mbërrin në Pekin, pritet me tapet të kuq dhe flamuj
Trump mbërrin në Pekin

Para se të zbriste nga shkallët e avionit, Trump përshëndeti duke ngritur grushtin, ndërsa pritja u organizua me ceremonial të veçantë dhe protokoll të lartë, element që tradicionalisht vlerësohet nga presidenti amerikan.

Donald Trump mbërriti në Pekin për një vizitë dyditore me peshë të lartë diplomatike, ku do të zhvillojë bisedime me presidentin kinez Xi Jinping, në një moment kur marrëdhëniet mes dy superfuqive po kalojnë një nga periudhat më të tensionuara të viteve të fundit. Vizita zhvillohet në sfondin e përplasjes së vazhdueshme SHBA–Iran, rivalitetit teknologjik dhe rritjes së pasigurisë në tregjet globale.

Presidenti amerikan mbërriti në kryeqytetin kinez pak para orës 20:00 me orën lokale, i shoqëruar nga delegacioni i tij. Para se të zbriste nga shkallët e avionit, Trump përshëndeti duke ngritur grushtin, ndërsa pritja u organizua me ceremonial të veçantë dhe protokoll të lartë, element që tradicionalisht vlerësohet nga presidenti amerikan.

Trump mbërrin në Pekin, pritet me tapet të kuq dhe flamuj

Në aeroport ai u prit nga zëvendëspresidenti i Kinës Han Zheng, i cili konsiderohet gjerësisht si i dërguari i Xi Jinping në aktivitetet diplomatike dhe që vitin e kaluar mori pjesë edhe në ceremoninë e betimit të Trump si president. Të pranishëm ishin gjithashtu zyrtarë të lartë kinezë dhe amerikanë.

Mes tyre ndodheshin ambasadori i SHBA-së në Kinë David Perdue, ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara Xie Feng dhe zëvendësministri ekzekutiv i Jashtëm i Kinës Ma Zhaoxu. Pas presidentit amerikan, në tapetin e kuq ecën gjithashtu djali i tij Eric Trump, nusja Lara Trump, drejtuesi i Tesla-s Elon Musk, si dhe CEO i nVidia, Jensen Huang.

Treqind fëmijë kinezë të veshur me uniforma blu dhe të bardha valëvitnin flamuj amerikanë dhe kinezë ndërsa Trump zbriste shkallët e Air Force One.

Pritja zyrtare e Donald Trump nga Xi Jinping është planifikuar për mëngjesin e së enjtes me orën lokale të Kinës.

Bisedimet mes dy liderëve pritet të përqendrohen te marrëdhëniet tregtare SHBA–Kinë, rivaliteti teknologjik, çështja e Tajvanit dhe lufta me Iranin, e cila po ndikon tregjet globale të energjisë dhe ekuilibrat e sigurisë në Azi dhe Lindjen e Mesme. 

Gjithashtu Trump pritet ta inkurajojë Xi-në që ta shtyjë aleatin e Kinës, Iranin, të rihapë Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për tregtinë e naftës, dhe të bjerë dakord për një marrëveshje paqeje.

Trump mbërrin në Pekin, pritet me tapet të kuq dhe flamuj

 

trump mberrin ne pekin

Lini një Përgjigje