TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Maj 2026, 13:57

Marco Rubio tërheq vëmendjen e komentuesve, shfaqet me Nike Tech “Venezuela” gjatë fluturimit për në Pekin

Shkruar nga Pamfleti
Marco Rubio tërheq vëmendjen e komentuesve, shfaqet me Nike Tech
Marco Rubion, Nicolas Maduro

Një paraqitje e pazakontë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, tërhoqi vëmendjen gjatë udhëtimit të Donald Trump në Pekin për samitin kritik me Xi Jinping, pasi kreu i diplomacisë amerikane u shfaq me një tuta gri Nike, që shumëkush e lidhi menjëherë me atë që kishte veshur Nicolas Maduro kur u arrestua nga forcat speciale amerikane në Karakas, në janar.

Fotografia u realizua brenda Air Force One dhe u publikua nga drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, i cili shkroi në rrjetet sociale: “Sekretari Rubio me Nike Tech ‘Venezuela’ në Air Force One!”.

Rubio u shfaq pa shprehje në fytyrë, me duart në xhepa, i veshur me tutat sportive gri që u komentuan gjerësisht për ngjashmërinë me ato që kishte veshur presidenti i Venezuelës në pamjet e arrestimit të tij.

Sipas Telegraph, prania e Rubios në këtë udhëtim konsiderohet veçanërisht e rëndësishme, pasi ai vazhdon të jetë nën sanksione kineze për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me të drejtat e njeriut në Kinë. Për t’i lejuar hyrjen në vend, Pekini thuhet se ndryshoi edhe mënyrën e shkrimit të emrit të tij në kinezisht, duke modifikuar një karakter në mbiemrin e tij.

Megjithatë, pala kineze sqaroi se nuk do ta pengonte hyrjen e tij. Një zëdhënës i ambasadës kineze deklaroi se sanksionet lidhen me “deklaratat dhe veprimet e Rubios kur ai ishte senator”. 

marco rubio

Lini një Përgjigje