
Presidenti ukrainas, Voldymyr Zelensky ka reaguar për herë të parë, pas dakordësimit mes dy presidentëve, Trump dhe Putin për një armëpushim 30-ditor të energjisë.
Nga Finlanda ku ndodhet për një vizitë zyrtare, presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky tha në një konferencë për mediat se kushtet e Vladimir Putin tregojnë se ai nuk është gati të “përfundojë” luftën dhe se synon të dobësojë Ukrainën.
"Ne e kemi mbështetur gjithmonë idenë për të mos sulmuar energjinë [infrastrukturën] me asnjë armë. Kushtet e Putinit për paqe tregojnë se Rusia nuk është "gati" për t'i dhënë fund luftës plotësisht", tha ai në një konferencë shtypi në Helsinki.
Lini një Përgjigje