TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Mars 2025, 21:00

Trump zbulon detaje nga telefonata me Putin: Do t’i japim fund luftës së shpejti!

Shkruar nga Pamfleti

Trump zbulon detaje nga telefonata me Putin: Do t’i japim fund luftës

Presidenti i amerikan, Donald Trump ka deklaruar se biseda telefonike me homologun rus, Vladimir Putin ishte shumë produktive.

Me anë të një reagimi në rrjetin social “Truth Social”, Trump tha se sot u arrit një armëpushim i rëndësishëm për 30 ditë, që do të pasojë më pas një armëpushim total, i ndjekur nga një marrëveshje paqeje që do t’i japë fund luftës një herë e mirë.

Më tej ai theksoi se si Putin ashtu dhe Zelensky duan ta shohin këtë luftë të mare fund, për këtë arsye SHBA do të bëjë çdo përpjekje për ta përfunduar këtë punë.

“Biseda ime telefonike sot me Presidentin Putin të Rusisë ishte shumë e mirë dhe produktive. Ne ramë dakord për një armëpushim të menjëhershëm për të gjithë Energjinë dhe Infrastrukturën, me mirëkuptimin se do të punojmë shpejt për të patur një armëpushim të plotë dhe, në fund të fundit, një FUND të kësaj lufte shumë të tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës. Kjo luftë nuk do të kishte filluar kurrë nëse unë do të isha President! U diskutuan shumë elementë të një Kontrate për Paqe, duke përfshirë faktin se mijëra ushtarë po vriten dhe si Presidenti Putin ashtu edhe Presidenti Zelenskyy do të donin ta shihnin atë të përfundojë. Ai proces tani është në fuqi dhe efekt të plotë, dhe ne, me shpresë, për hir të Njerëzimit, do ta kryejmë punën”, shkruan Trump.

Lini një Përgjigje