
Ky mesazh nga ana e Trump, ishte një sinjal për Izraelin që të niste ofensivën e saj të radhës në Gaza.
Marrëveshja e paqes mes Izraelit dhe Hamasit u vu në dyshim këtë javë pas pretendimeve nga ana e këtyre të fundit, se ushtria izraelite kishte thyer paktin.
Hamasi kërcënoi se nuk do të lironte 6 pengjet e fundit të cilët bënin pjesë në fazën e parët të planit të paqes, ndërsa Izraeli nga ana tjetër kërcënoi se do të niste ofensivën e saj në Gaza. Pas kërcënimeve dhe përpjekje të ndërmjetësuesve për të qetësuar situatën, Hamasi liroi pengjet.
Faza e dytë e armëpushimit do të hapë negociatat për kthimin e pengjeve të mbetura të gjallë dhe për të përfunduar një tërheqje ushtarake izraelite si dhe rindërtimit të Gazës.
Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, gjeneral-lejtnant Herzi Halevi tha se ushtria po bën përpjekje të mëdha për të kthyer të gjithë pengjet e mbetura të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor 2023. Ai gjithashtu paralajmëroi se ata po përgatiten për sulmet e radhës.
“Krahas entuziazmit të madh me kthimin e secilit peng, ne kujtojmë detyrën tonë për t'i kthyer të gjithë. Ne po bëjmë përpjekje të mëdha për ta bërë këtë duke u përgatitur në të njëjtën kohë me plane sulmuese”, tha ai.
Komentet mund të interpretohen si ogurzi duke pasur parasysh paralajmërimin e fshehtë të Presidentit të SHBA Donald Trump të lëshuar në mediat sociale të shtunën.
Trump i lëshoi ultimatum Hamasit të lirojë pengjet, teksa theksoi se do ta mbështeste Izraelin nëse ai vendoste të niste sërish sulmet.
“Izraeli tani do të duhet të vendosë se çfarë do të bëjë rreth orës 12:00 të ditës së sotme, afati i vendosur për lirimin e të gjithë pengjeve. Shtetet e Bashkuara do të mbështesin vendimin që ata marrin!”, shkroi Trump, raporton "The Guardian"
Afati të cilit Trump i referohet është ai që ai përmendi në fillim të kësaj jave kur këmbënguli se Hamasi duhej të lironte "të gjithë" pengjet deri në mesditë të sotme.
Mesdita ka ardhur dhe ka shkuar në Gaza, por nëse presidenti i referohej zonës kohore të Uashingtonit, kjo mund të nënkuptojë se afati është më pak se tre orë larg.
Trump më parë tha se mendonte se "i gjithë ferri" mund të shpërthejë nëse nuk respektohej afati.
Ky mesazh nga ana e Trump, ishte një sinjal për Izraelin që të niste ofensivën e saj të radhës në Gaza./Pamfleti
Lini një Përgjigje