
Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:40 në Napoli të Italisë, ku një ballkon i ndërtuar me strukturë metalike është shkëputur nga ndërtesa dhe ka rënë poshtë. Si pasojë dy persona humbën jetën, ndërsa 13 të tjerë mbetën të plagosur, shtatë prej të cilëve fëmijë. Një nga fëmijët ndodhet në gjendje kritike.
Viktimat janë një 29-vjeçar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe një grua 35-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë pasi është shtruar spital. Dy gra të moshave 53 dhe 35-vjeç janë shtruar në të njëjtin spital për dëmtimet e marra nga rrëzimi i ballkonit.
Në spitalin Mare, një burrë 40/50 vjeç me hemorragji cerebrale dhe fraktura dhe një grua 23 vjeçe me fraktura, ndërkohë që një 25-vjeçare nodhet në terapi intensive.

Në spitalin e San Paolos ndodhet një 28-vjeçar me takikardi. Të miturit e shtruar në spital në Santobono janë nga 2 deri në tetë vjeç me fraktura, trauma në kokë ose mavijosje.
Policia ka nisur hetim për 5 persona ndërkohë që zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë gërmuar nëpër rrënoja për persona të tjerë.

Banorët të tmerruar treguan momentin e shembjes së ballkonit, të cilin e përshkruajnë se u duk si një tërmet pasur nga një zhurmë e madhe.
"Ne ishim duke darkuar, dyert i kishim hapur nga vapa. Papritur dëgjuam një ulërimë shumë të fortë, si një tërmet. Më pas një zhurmë e madhe sikur ranë skela hekuri, u prishën tubat e ujit. Unë kam 4 fëmijë, u mbyllëm brenda nga frika se mendova se ishte vendi më i sigurt. Pastaj të gjithë ikëm nga ballkoni. Ishte e tmerrshme”, tha një prej banorëve të zonës.
Lini një Përgjigje