TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Korrik 2024, 22:48

BE hakmerret ndaj Orban, zhvendos takimin e ministrave nga Budapesti në Bruksel

Shkruar nga Pamfleti

BE hakmerret ndaj Orban, zhvendos takimin e ministrave nga Budapesti në

Bashkimi Evropian do të mbajë takimin e radhës të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes në Bruksel, në vend se në Budapest, si një goditje “simbolike” ndaj Hungarisë për diplomacinë e saj krye më vete sa i përket Ukrainës, tha shefi i diplomacisë të bllokut, Josep Borrell.

Ndryshimi i lokacionit për takimin e 28-30 gushtit paraqet goditje ndaj reputacionit të Hungarisë, e cila javë më parë mori kryesimin e presidencës të Bashkimit Evropian.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, zemëroi pothuajse të gjithë partnerët e tij në BE, pasi zhvilloi një vizitë në Moskë, ku diskutoi për një rrugë të mundshme për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Orban – që është aleati më i ngushtë që presidenti rus, Vladimir Putin, ka në BE – ka akuzuar BE-në se ka “politikë pro luftës”, duke vazhduar mbështetjen ushtarake dhe financiare për Kievin.

Ai vazhdimisht ka vendosur pengesa ndaj përpjekjeve të Brukselit për të ndëshkuar Kremlinin dhe për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër forcave pushtuese ruse.

“Mund të them që të gjitha shtetet anëtare – me përjashtim të një shteti – janë të brengosura me këtë sjellje”, tha Borrell pasi kryesoi mbledhjen e ministrave të Jashtëm në Bruksel.

“Është Putini që është palë në luftë. I vetmi që provokon është Putini, ai është që kërkon ndarjen e Ukrainës dhe vendos parakushte për çdo bisedë dhe për çdo armëpushim”, tha ai.

Lini një Përgjigje