Presidenca në SHBA mbetet një punë jashtëzakonisht e rrezikshme. Thomas Jefferson ishte pionier i idesë që presidentët duhet të jenë pranë njerëzve që qeverisin, pavarësisht rrezikut...
Atentati ndaj Donald Trump pak ditë më parë, e ka vendosur nën syrin e kritikave Shërbimin Sekret të SHBA-së. Nga hetimet po duket gjithnjë e më shumë e mundshme që masat e dobëta të sigurisë, e lanë Trump të cenueshëm ndaj plumbit të një vrasësi.
Kjo mund të ketë ndodhur për shkak të vetëkënaqësisë, komunikimit të dobët, paaftësisë apo të tria së bashku. Megjithatë, jo i gjithë faji mund t’i hidhet Shërbimit Sekret. Sepse puna për të mbrojtur presidentin e SHBA-së, ka qenë prej kohësh një sfidë e jashtëzakonshme.
Për më shumë se 200 vjetësh, ata kanë këmbëngulur për ta vënë veten në rrezik, duke u përzier me qytetarët e zakonshëm gjatë aktiviteteve publike . Dhe kjo ka prodhuar statistika të frikshme: gati çereku i të gjithë presidentëve, kanë qenë viktima të tentativave serioze për vrasjen e tyre, 4 prej të cilave kanë përfunduar me vdekjen e kreut të shtetit.
Ata janë sjellë në mënyrë të shkujdesur, sepse ashtu si ne të tjerët, kanë besuar se presidenti nuk duhet të jetë një mbret në një kështjellë, por një burrë (apo grua) i popullit, i arritshëm për votuesit. Me kalimin e kohës, etiketimet ndaj ndërveprimeve me turmën janë bërë më formale dhe rituale, por jo më pak të rrezikshme.
Për pasojë, presidenca në SHBA mbetet një punë jashtëzakonisht e rrezikshme. Thomas Jefferson ishte pionier i idesë që presidentët duhet të jenë pranë njerëzve që qeverisin, pavarësisht rrezikut.
Pra ndryshe nga George Washington dhe John Adams, Jefferson hoqi me vetëdije tisin aristokratik rreth presidentit, të kultivuar nga paraardhësit e tij. Për shembull, në vend se të hipte një karrocë të sigurt për të shkuar në Capitol Hill për inaugurimin e tij, ai preferoi të ecë në këmbë i pambrojtur dhe në mesin e turmës.
Duke pasur parasysh besimin e tij tek “populli”, nuk është e çuditshme pse ai shmangu mbrojtjen zyrtare nga truprojat. Pasardhësit e tij e ndoqën këtë shembull. Andreë Jackson, i zgjedhur presidentin në vitin 1828, ishte veçanërisht i gatshëm të përzihej me publikun, madje duke ftuar të panjohur në Shtëpinë e Bardhë.
Ndaj jo rastësisht, ai ishte edhe viktima e parë e një tentative për vrasje. Autori Richard Lawrence, një piktor që vuante nga sëmundje mendore, ishte i bindur se qeveria i kishte borxh disa para, dhe se Jackson kishte bllokuar fondet. Kur presidenti shkoi në një funeral në Capitol, Lawrence u ndodh aty duke drejtuar dy pistoleta Derringer ndaj Jackson.
Për mrekulli, që të dyja nuk arritën të shtien, dhe në atë moment Jackson e goditi disa herë Laërence në kokë me bastunin e tij. Mbetet i vetmi president që ka goditur vetë një atentator. Dikush do të mendonte se pas kësaj ngjarje, presidentët e mëvonshëm do të mbanin rreth vetes një grup truprojash.
Në fakt nuk pati ndonjë ndryshim të madh. Edhe pasi Abraham Lincoln u bë president
në fillim të Luftës Civile, siguria ndaj tyre do të mbetej shumë e dobët. Dhe kjo ishte më pak çështje paaftësie sesa një zgjedhje e vetëdijshme. Lincoln e urrente ndërhyrjen e një falange rojesh mes tij dhe publikut.
Refuzimi i tij për të marrë masa sigurie paraprake, e bëri atë një udhëheqës shumë të dukshëm në sytë e publikut dhe frymëzues në një kohë krize. Por kjo e nxiti të shkonte në Teatrin Ford pak javë para fundit të Luftës Civile me vetëm një truproje, që ishte i paaftë për ta mbrojtur. Të gjithë e dimë se si shkuan ngjarjet atë natë.
Sërish, dikush mund të imagjinojë se pasardhësi i tij, Andrew Johnson, do të kishte nxjerrë mësim. Megjithatë, ai e habiti opinionin kur njoftoi se nuk do të pranonte asnjë mbrojtje, pasi nuk ishte “i gatshëm të shfaqte ndonjë mosbesim te njerëzit”, siç raportoi Neë York Times.
Edhe Kongresi ishte kryesisht dakord me Johnson.
Në fakt, Shërbimi Sekret, i cili u krijua gjatë Luftës Civile për të mbrojtur monedhën e re kombëtare nga falsifikuesit, nuk do të merrte rolin e mbrojtësit të presidentit deri në vitin 1894. Madje edhe atëherë, vetëm me kohë të pjesshme, dhe jo zyrtare.
Dhe kjo gjë ndodhi pasi presidenti James Garfield u vra nga një tjetër i sëmurë mendor, një predikues i çmendur i quajtur Charles Guiteau, i cili besonte se Garfield i detyrohej atij postin e ambasadorit. Guiteau vizitoi Shtëpinë e Bardhë, duke arritur deri në zyrën e Garfield. Kur presidenti e kundërshtoi, Guiteau vendosi ta vriste.
Garfield, që dilte zakonisht në publik mes turmave të qytetit, ishte një objektiv i lehtë. Ndaj Guiteau e plagosi për vdekje Garfield në stacionin hekurudhor të qytetit më 2 korrik 1881. Kur Ëilliam McKinley u bë president, ai ndoqi shembullin e Garfield, madje duke hequr vend-rojat që mbronin Shtëpinë e Bardhë.
Ai hoqi dorë edhe nga ato pak mbrojtje që i ofronte Shërbimi Sekret. Ndaj nuk është çudi që anarkisti Leon Czolgosz arriti t’i afrohej mjaftueshëm për të qëlluar McKinley kur ai vizitoi Buffalon në Nju Jork në vitin 1901.
Vrasja e tretë në më pak se 50 vjet, e nxiti përfundimisht Kongresin të zyrtarizonte detyrimin e Shërbimit Sekret për të mbrojtur presidentin. Megjithatë, as ky ndryshim nuk i dha fund dhunës, por jo për shkak të dështimit të sigurisë.
Deri në fillim të shekullit XX-të, kandidatët presidencialë nuk bënin fushatë si sot. Sozi të tyre mbajtën fjalime në podiume të improvizuara para votuesve. Por duke filluar me McKinley, kandidatët morën një rol më aktiv në fushatë, duke mbajtur vetë fjalime para turmave.
Pasardhësi i McKinley-t, Teddy Roosevelt, e kuptoi atë që ne duket se e kemi harruar:që një president që merr pjesë në tubime të panumërta dhe ngjarje të tjera publike është i vështirë për t’u mbrojtur. Në fakt, kur Roosevelt kandidoi për një mandat të tretë nën partinë ‘Bull Moose’, një njeri e qëlloi atë teksa ishte rrugës për në një tubim.
Ai u plagos në gjoks, por këmbënguli të mbante një fjalim të gjatë, përpara se të shkonte të merrte ndihmë në spital. Guximi i tij, ishte një pararojë e gjërave që do të vinin. Edhe pse Shërbimi Sekret i forcoi gradualisht masat e sigurisë, presidentët dhe kandidatët presidencialë u bënë gjithnjë e më të pranishëm në ngjarjet publike të organizuara brenda dhe jashtë fushatës.
Kjo çoi në mënyrë të pashmangshme në më shumë tentativa për vrasje. Një person i armatosur ishte shumë afër vrasjes së presidentit të zgjedhur Franklin Delano Roosevelt në vitin 1933. Një tjetër pati sukses me kandidatin Huey Long dy vjet më vonë. Pasardhësi i FDR i shpëtoi dy tentativave të tjera për vrasje në vitin 1953.
John F. Kennedy nuk ishte aq me fat. Një figurë karizmatike, Kennedy i dëshironte turmat dhe rruga gjarpëruese që ndoqi autokolona e tij më 22 nëntor 1963, ishte projektuar për të maksimizuar dukshmërinë e tij për dashamirësit që ishin rreshtuar për ta përshëndetur gjatë rrugës.
Fatkeqësisht, kjo i dha hapësirën e duhur atentatorit Lee Harvey Oswald. Secili prej këtyre incidenteve, nxiti nivele gjithnjë e më të larta sigurie për presidentët dhe kandidatët. Megjithatë, pavarësisht masave paraprake që merr tani Shërbimi Sekret - duke ndaluar lëvizjen në blloqe të tëra të qytetit, dhe duke vendosur snajperë në çatitë e ndërtesa aty pranë - agjentët përballen me një detyrë shumë të vështirë, për sa kohë që presidentët aktualë dhe kandidatët, këmbëngulin të marrin pjesë në të gjitha llojet e ngjarjeve publike. /Përshtati “Pamfleti” nga “Bloomberg”
Shënim: Stephen Mihm, profesor i historisë në Universitetin e Xhorxhias, dhe bashkautor i librit “Ekonomia e krizës:Leksion mbi të ardhmen e financave".
Lini një Përgjigje