Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka refuzuar kritikat që u ngritën pas një postimi të tij në rrjetet sociale gjatë të dielës së Pashkëve, ku përdori gjuhë fyese ndaj iranianëve dhe kërcënoi me goditje ndaj termocentraleve dhe infrastrukturës së Iranit.
Sipas artikullit të Riane Lumer, Trump reagoi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, kur një gazetar e pyeti për reagimet ndaj postimit dhe për thirrjet që ai t’i nënshtrohet një vlerësimi të shëndetit mendor.
“Nuk më interesojnë kritikët”, tha Trump, duke ndërprerë pyetjen e gazetarit.
I pyetur më tej për kërkesat që po qarkullojnë për një ekzaminim mendor, presidenti tha se nuk kishte dëgjuar për to. Më pas ai shtoi se vendit i duhen “më shumë njerëz” si ai.
“Nëse është kështu, do të duhet të keni më shumë njerëz si unë, sepse vendi ynë është mashtruar për shumë vite në tregti dhe në fusha të tjera, derisa unë erdha këtu”, deklaroi Trump para gazetarëve.
Lini një Përgjigje