TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2026, 20:38

"Nuk do të kenë ura dhe centrale", Trump: Nëse Irani refuzon paqen, i pret "Epoka e Gurit"

Shkruar nga Pamfleti
"Nuk do të kenë ura dhe centrale", Trump: Nëse Irani
Trump në konferencë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, konfirmoi nga konferenca për shtyp në Shtëpinë e Bardhë kërcënimin e tij për ta kthyer Iranin “në Epokën e Gurit”, nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda afatit të vendosur.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Trump tha se kishte vendosur të zgjaste me një ditë afatin 10-ditor për Iranin, duke e lidhur vendimin me festën e Pashkëve.

Vendosa ta shtyj deri nesër, për të qenë një njeri i mirë,” u shpreh ai.

Megjithatë, ai paralajmëroi se pas skadimit të këtij afati, pasojat do të jenë të rënda.

Nuk do të kenë ura. Nuk do të kenë centrale energjie. Epoka e Gurit,” deklaroi Trump, duke iu referuar drejtpërdrejt goditjeve të mundshme ndaj infrastrukturës kritike të vendit.

Në të njëjtën konferencë, presidenti amerikan u shpreh gjithashtu se nuk dëshiron përfshirjen e forcave kurde në konfliktin aktual.

Deklaratat e Trump përforcojnë tonin e ashpër të administratës amerikane në këtë fazë të luftës, duke kombinuar presionin diplomatik me kërcënime të hapura për përshkallëzim ushtarak.

trum

Lini një Përgjigje