TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Janar 2024, 17:27

Thirrje për luftë/ Pheniani shkatërron monumentin që simbolizonte ribashkimin me Seulin; Koreja e Jugut premton hakmarrje

Shkruar nga Pamfleti

Thirrje për luftë/ Pheniani shkatërron monumentin që

Një monument në kryeqytetin Phenian që simbolizonte qëllimin e pajtimit me Korenë e Jugut u shkatërrua së fundmi nga Koreja e Veriut me urdhër të liderit të saj Kim Jong Un.

Javën e kaluar, Kim e përshkroi Korenë e Jugut si "armikun kryesor" të vendit të tij, duke përjashtuar çdo mundësi bashkimi me të.

Imazhet satelitore nga Pheniani treguan sot se monumenti, një hark që simbolizonte shpresat për ribashkimin e Koresë, i ngritur pas një samiti ndër-korean në vitin 2000 , është shkatërruar.

Informacioni është transmetuar nga NK News, një media online e lajmeve që monitoron se çfarë po ndodh në Korenë e Veriut. Reuters, megjithatë, nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur se monumenti, i njohur gjithashtu si Harku i Ribashkimit, është shkatërruar.

Kim e quajti monumentin “të mallkuar" në një fjalim në Asamblenë e Lartë Popullore më 15 janar, kur ai urdhëroi ndryshimin e Kushtetutës për të etiketuar Korenë e Jugut si "armikun parësor, të pandryshueshëm dhe kryesor", raportuan mediat zyrtare.

Javën e kaluar, Pheniani gjithashtu eliminoi organizatat që punojnë për ribashkimin e ardhshëm me Korenë e Jugut.

Tensionet janë përshkallëzuar në gadishullin korean pasi forcat ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut rritën stërvitjet ushtarake në përgjigje të testeve të armëve nga Koreja e Veriut, e cila ka thënë se është gati për një "luftë bërthamore" me armiqtë e saj.

Harku, i njohur zyrtarisht si Monumenti i Statutit të Tre Pikave për Ribashkimin Kombëtar, ishte 30 metra i lartë dhe ishte një simbol i tre parimeve, të cilat ishin vetëbesimi, paqja dhe bashkëpunimi kombëtar, sipas qeverisë së Koresë së Jugut.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yun Suk-geol, i cili mori detyrën në vitin 2022, ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër regjimit të Phenianit, duke bërë thirrje për përgjigje të menjëhershme dhe të ashpra ndaj veprimeve ushtarake të Koresë së Veriut.

seuli pheniani koreja e veriut koreja e jugut luftë

Lini një Përgjigje