TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Janar 2024, 16:36

Japonia dhe SHBA, të angazhuara për të vijuar sanksionet ndaj Rusisë

Shkruar nga Pamfleti

Japonia dhe SHBA, të angazhuara për të vijuar sanksionet ndaj

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për sanksionet e vendosura kundër Rusisë sipas marrëveshjes së G7 të një viti më parë.

Pas një takimi mes zv/sekretarit të Thesarit të SHBA, Wally Adeyemo dhe zv/ministrit japonez të financave për çështjet ndërkombëtare, Masato Kanda, të dy njoftuan se kanë shkëmbyer pikëpamjet mbi çështjet globale.

Po ashtu të dy kanë shprehur mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës.

Vendet e G7 ndërmorën një vit më parë angazhimin për të kufizuar esksportet në Rusi. Kryesuese e grupit për vitin 2023 ishte Japonia.

japoni shba rusi

Lini një Përgjigje