TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Janar 2024, 15:37

Izraeli bombardime masive në Gaza, publikohen pamjet e shpërthimeve apokaliptike (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli bombardime masive në Gaza, publikohen pamjet e shpërthimeve

Pas vrasjes së 21 ushtarëve izraelit, IDF ka rrethuar qytetin e Khan Younis në Rripin jugor të Gazës.

IDF ka kryer një operacion të gjerë gjatë të cilit rrethuan Khan Younis dhe thelluan operacionin në zonë.

Trupat tokësore u angazhuan në luftime të afërta, drejtuan sulme (forca ajrore) dhe përdorën inteligjencën për të koordinuar zjarrin, duke rezultuar në eliminimin e dhjetëra terroristëve, ka raportuar ushtria. Deri më tani nuk ka një numër të saktë të viktimave, sipas “Reuters”.


Në rrjetet sociale është publikuar një video nga momenti ku ushtria izraelite bombardon një lagje të tërë në Gaza. Ministria e Shëndetësisë e Gazës e kontrolluar nga Hamasi ende nuk ka dhënë një numër të viktimave por raportohen se dhjetëra persona kanë humbur jetën.

Izraeli nisi një ofensivë javën e kaluar për të kapur Khan Younis, për të cilin thotë se është selia kryesore e militantëve të Hamasit përgjegjës për sulmet e 7 tetorit në Izraelin jugor që vranë 1200 njerëz, sipas të dhënave izraelite.

izrael gaza hamas palestinë

Lini një Përgjigje