
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për rritjen e rasteve të fruthit në Europë me 30-fish.
OBSH paralajmëron se rastet janë ende në rritje dhe nevojiten masa urgjente për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.
Më shumë se 30,000 njerëz u infektuan në 2023, krahasuar me 941 gjatë vitit 2022.
Në Mbretërinë e Bashkuar, autoritetet shëndetësore kanë dhënë alrmin për një shpërthim të mundshëm të kësaj sëmundjeje në një kohë kur më shumë se 3.4 milionë fëmijë nën moshën 16 vjeç janë të pambrojtur dhe rrezikojnë të preken.
Fruthi mund të jetë një sëmundje serioze në çdo moshë. Shpesh fillon me temperaturë të lartë dhe skuqje, e cila normalisht pastrohet brenda 10 ditëve, por ndërlikimet mund të përfshijnë pneumoni, meningjit, verbëri dhe konvulsione.
Të gjitha vendeve në rajonin evropian u kërkohet të zbulojnë dhe t’i përgjigjen shpejt shpërthimeve të fruthit, krahas dhënies së vaksinave për më shumë njerëz.
OBSH tha se fruthi ka prekur të gjitha grupmoshat vitin e kaluar, të rinj dhe të moshuar.
Lini një Përgjigje