
Dhuna midis karteleve rivale sa vjen dhe po përshkallëzohet në jug të Meksikës. Një përplasje e fundit midis karteleve për kontrollin e kanaleve për kontrabandën e drogës dhe emigrantëve ka detyruar qindra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Sipas “BBC” vendasit përshkruan se si janë fshehur në shtëpitë e tyre, ndërsa banesat e tyre janë prekur nga plumbat gjatë një përleshjeve me armë midis kartelave që zgjatën prej disa orëve.
Më shumë se 700 banorë janë zhvendosur nga banesat e tyre pranë kufirit të Guatemalës, tha një zyrtar meksikan.
Organizatat kriminale si CJNG dhe karteli Sinaloa janë infiltruar në rajon për shkak të afërsisë me kufirin me Guatemalën dhe rrugëve të rëndësishme të tranzitit për migrantët, të cilët ata i shfrytëzojnë.
Komunitetet më të goditura janë Chicomuselo dhe La Concordia në shtetin Chiapas.
Lini një Përgjigje