TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Korrik 2024, 11:33

Thellohen hetimet për atentatin ndaj Trump, FBI merr në pyetje 100 persona; zbërthehet telefoni i 20-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Thellohen hetimet për atentatin ndaj Trump, FBI merr në pyetje 100

Hetimi për atentatin ndaj ish-presidentit Donlad Trump ka nisur të thellohet. FBI ka marre ne pyetje 100 persona deri më tani, dhe inspektorët ende nuk kanë mundur t’ia atribuojnë sulmin ideologjisë apo të gjejnë prova për motivin e të shtënave.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se pushka e përdorur nga sulmuesi Thomas Matthew Crooks ishte blerë legalisht dhe FBI zbuloi se ajo i përkiste babait të tij.

Ndërkohë, hetuesit kanë siguruar akses në telefonin e personit që ka qëlluar dhe po kryejnë një intervistë gjithëpërfshirëse të dëshmitarëve.

Hetimet e deritanishme kane zbuluar se sulmuesi i Trump kishte blerë 50 fishekë në një dyqan armësh, vetëm disa orë përpara se ta kryente sulmin, sipas një zyrtari të lartë të zbatimit të ligjit.

Shërbimi Sekret nuk e spastroi ndërtesën ku ishte vendosur ai. CNN shkruan se Shërbimi Sekret përdori dy ekipe lokale kundër-snajper gjatë mitingut të ish-presidentit Trump në Pensilvani, përveç dy ekipeve kundër-snajper të Shërbimit Sekret.

Nga të shtënat e atentatorit, një pjesëmarrës në tubim u vra, ndërsa dy mbetën të plagosur. Atentatori 20-vjeçar, i identifikuar si Thomas Mattheë Crooks, u vra menjëherë nga agjentët e Shërbimit Sekret.

trump

Lini një Përgjigje