TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Korrik 2024, 10:31

Lufta në Gaza, Blinken paralajmëron Izraelin: Numri i viktimave i pajustifikueshëm!  

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, Blinken paralajmëron Izraelin: Numri i viktimave i

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka paralajmëruar dy zyrtarë të lartë izraelitë se numri i viktimave nga radhët e civilëve nga bombardimet në Gaza, janë të papranueshme.

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet vdekjeprurëse në ditët e fundit, duke përfshirë një kamp refugjatësh dhe shkolla të shumta të drejtuara nga OKB-ja, ku civilët ishin strehuar. Blinken priti dy zyrtarë izraelitë, ministrin e Çështjeve Strategjike Ron Dermer dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Tzachi Hanegbi, të cilit u shprehu shqetësimet për atë që po ndodh në Gaza.

“Numri i viktimave mbeten shumë të larta, të papranueshme. Ne vazhdojmë të shohim shumë civilë humbin jetën në këtë konflikt”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Të shtunën, më shumë se 90 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve izraelite në kampin al-Mawasi pranë Khan Younis, i cili është caktuar si zonë e sigurt.

Lini një Përgjigje