TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Maj 2025, 07:25

Terror në Washington, dy zyrtarët izraelitë ekzekutohen pranë Muzeut Hebre

Shkruar nga Pamfleti
Terror në Washington, dy zyrtarët izraelitë ekzekutohen
Dy punonjës të ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje pranë Muzeut Hebre Capital në Washington DC

Dy punonjës të ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Washington.

Lajmi u bë i itur nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi Noem, shkruan CNN.

"Dy punonjës të ambasadës izraelite u vranë pa kuptim pranë Muzeut Hebraik në Uashington DC. Po hetojmë për të mbledhur më shumë informacion për të ndarë. Lutemi për familjet e viktimave. Do ta nxjerrim autorin para drejtësisë", shkroi ajo në X.

Sipas zyrtarëve që folën për mediat lokale në Washington, një burrë u pa duke ecur pranë Muzeut Hebraik në Washington përpara se të hapte zjarr, duke goditur një burrë dhe një grua.

I dyshuari u identifikua si Elias Rodriguez, 30 vjeç, nga Çikago, i cili thërriste "Palestine e lirë", ndërsa ishte në paraburgim, tha policia.

Terror në Washington, dy zyrtarët izraelitë ekzekutohen

Një dëshmitar okular i tha CNN se sulmuesi i dyshuar "u shtir si dëshmitar" dhe priti që policia të mbërrinte për më shumë se 10 minuta përpara se të thoshte se "e bëri për Gazën".

Presidenti Donald Trump dërgoi ngushëllimet e tij për familjet e dy viktimave, duke thënë në Truth Social se antisemitizmi, “urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA”.

Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi tha se ajo foli me Trump disa herë dhe se agjencitë federale do të "punojnë krah për krah" me autoritetet e DC për të bërë "çdo gjë që mundemi për t'i mbajtur qytetarët tanë të sigurt"./ Pamfleti

dy zyrtarët e ambasadës izraelite vriten në washington

Lini një Përgjigje