
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, patën një takim me ‘ulje-ngritje’ ku nuk munguan batutat dhe tensionet.
Fillimisht Trump e përshkroi presidentin e Afrikës së Jugut si “të diskutueshëm” në disa qarqe, duke folur për një “gjenocid” të fermerëve të bardhë në vendin e tij.
Duke i uruar mirëseardhjen Ramaphosës në Shtëpinë e Bardhë, Trump fillimisht tha se ishte një "nder i madh" të ishte me presidentin e Afrikës së Jugut, i cili është "vërtet i respektuar në disa rrethe", por "më pak i respektuar në të tjerët".
Presidenti amerikan tha se ka shqetësime të mëdha në lidhje me Afrikën e Jugut dhe ai dëshiron t'i diskutojë ato me Ramaphosën.
"Kemi shumë njerëz që ndihen të persekutuar dhe vijnë në SHBA. Ne pranojmë (njerëz) nga shumë (...) vende, nëse ndiejmë se po ndodh persekutim ose gjenocid. Në përgjithësi, ata janë fermerë të bardhë dhe po largohen nga Afrika e Jugut dhe (...) është e trishtueshme ta shohësh këtë. Por shpresoj të kemi një shpjegim për këtë, sepse e di që ju nuk e doni", vazhdoi ai.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë më pas transmetuan video që i referoheshin akuzave për gjenocid ndaj afrikano-amerikanëve,pasardhës të kolonëve të bardhë në Afrikën e Jugut. Ramaphosa qëndroi i heshtur gjatë gjithë kohëzgjatjes së pamjeve, por më pas tha se kryqet e bardha që shfaqeshin në disa nga pamjet filmike ishin "diçka që ai nuk e kishte parë kurrë më parë". "Do të doja të dija se ku është kjo, sepse nuk i kam parë kurrë" këto video më parë, theksoi ai.
Videot përshkruanin dhjetëra makina që transportonin "familje të tëra" fermerësh të bardhë që largoheshin nga tokat e tyre.
Trump këmbënguli, duke i treguar fotokopje të raporteve që i referoheshin afrikano-jugorëve të bardhë dhe duke thënë: "Po i vrasin".
Presidenti i Afrikës së Jugut siguroi se "kjo nuk është politikë qeveritare" dhe se politika e qeverisë së tij është "e kundërta e saktë" e asaj që përshkruan Trump. "Në vendin tonë ka krim. Njerëzit që po vriten nuk janë vetëm njerëz të bardhë", theksoi ai.
“Ju jeni partner i Afrikës së Jugut dhe ngrini disa shqetësime. Jam i gatshëm të flas me ju për këto shqetësime”, shtoi ai.
“Më vjen keq që nuk kam një aeroplan për të të dhënë”, komentoi Ramaphosa me sarkazëm.
"Nëse do të më sillnit një aeroplan, do ta merrja," u përgjigj Trump.
Ceux qui veulent la mort d’Israel et des juifs veulent aussi l’extermination des blancs.
— Bruno Attal (@Bruno_Attal_) May 21, 2025
Le président Sud Africain confondu par Trump !pic.twitter.com/xyUyxejfSJ
Lini një Përgjigje