TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Mars 2024, 12:11

Terror në Holandë, një person i armatosur hyn në lokal dhe merr peng disa persona

Shkruar nga Pamfleti

Terror në Holandë, një person i armatosur hyn në lokal dhe

Disa persona janë marrë peng në një klub nate të njohur në një qytet lindor të Holandë, thotë policia.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Holandë. Një burrë ka hyrë në ambientet e Café Petticoat, në Ede, herët në mëngjes duke kërcënuar se do të hidhte veten në erë, raportojnë mediat lokale, shkruan "BBC".

Policia ka evakuuar zonën, por tha se nuk kishte "asnjë indikacion për një motiv terrorist në këtë moment". Më vonë ata thanë se tre persona ishin liruar, por aksioni nuk ka përfunduar ende.

Terror në Holandë, një person i armatosur hyn në lokal dhe
Pamja nga vendi i ngjarjes

Banorët e rreth 150 shtëpi përreth zonës janë evakuuar dhe qendra e qytetit është mbyllur.

Policia shtoi se kanë vendosur një kordon rreth klubit të natës dhe se i kërkuan publikut të qëndronte larg vendit të ngjarjes.

Terror në Holandë, një person i armatosur hyn në lokal dhe
Aksioni i policisë

Njerëzit mbaheshin nga një burrë me armë dhe eksplozivë, raportoi gazeta kombëtare de Telegraaf, duke cituar burime anonime.

Pengët janë punonjës, tha pronari për gazetën.

Lini një Përgjigje