TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Maj 2026, 14:45

Tensione në Lindjen e Mesme, Irani mbyll hapësirën ajrore në perëndim të vendit

Shkruar nga Pamfleti

Tensione në Lindjen e Mesme, Irani mbyll hapësirën ajrore në

Irani ka vendosur kufizime të përkohshme në hapësirën ajrore në pjesën perëndimore të vendit, mes tensioneve të shtuara dhe paralajmërimeve nga presidenti amerikan Donald Trump për rikthim të mundshëm të sulmeve ushtarake.

Organizata e Aviacionit Civil të Iranit njoftoi se, sipas NOTAM-it të fundit, të gjitha fluturimet e pasagjerëve mbi perëndimin e vendit do të përballen me masa të rrepta sigurie dhe kufizime të forta operimi.

Aktualisht, vetëm tetë aeroporte në Iran lejohen të funksionojnë, përfshirë aeroportet Mehrabad dhe Imam Khomeini në Teheran, si dhe aeroportet në Isfahan dhe Jazd. Autoritetet iraniane kanë vendosur që fluturimet të kryhen vetëm gjatë orëve të ditës, nga lindja deri në perëndim të diellit, ndërsa çdo kompani ajrore duhet të marrë autorizim të posaçëm për secilin fluturim.

Vendimi vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike për armëpushim dhe marrëveshje paqeje mes Iranit dhe aleatëve perëndimorë vijojnë nën ndërmjetësimin e Pakistanit.

Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit nisën në fund të shkurtit, ndërsa që prej muajit prill është vendosur një armëpushim i përkohshëm. Megjithatë, Donald Trump ka paralajmëruar se sulmet mund të rifillojnë nëse Teherani nuk pranon propozimin amerikan për paqe.

irani donald trump mbyllet hapesira ajrore

Lini një Përgjigje