TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Maj 2026, 13:05

Tragjedia në Maldive, pedagogu italian: Ishte ekspeditë shkencore, do të studionin koralet

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Maldive, pedagogu italian: Ishte ekspeditë shkencore, do

Entomologu dhe pedagogu i Distav-Unige, Stefano Vanin, i cili ndodhej në Maldive në bordin e anijes “Duke of York”, ka dëshmuar para hetuesve italianë se grupi i pesë italianëve që humbën jetën nuk ndodhej aty për turizëm, por për një mision shkencor.

“Ishte një ekspeditë shkencore dhe jo turistike. Ne ndodheshim aty për Universitetin, unë merresha me studimin e insekteve, ndërsa Monica dhe pjesa tjetër me koralet”, mësohet të ketë deklaruar Vanin para autoriteteve në Genova.

Në tragjedinë e ndodhur gjatë një zhytjeje në det humbën jetën pedagogia Monica Montefalcone, vajza e saj Giorgia Sommacal, studiuesja Muriel Oddenino, i sapodiplomuari Federico Gualtieri dhe drejtuesi i anijes Gianluca Benedetti.

Vanin ka dorëzuar në polici kompjuterë, telefona celularë dhe pajisje të tjera që u përkisnin viktimave. Sipas mediave italiane, hetuesit kanë sekuestruar edhe dy blloqe shënimesh, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të zhytjes fatale.

Ndërkohë, Prokuroria e Genovas ka hapur një dosje hetimore për formalizimin e sekuestrimit të provave, ndërsa çështja pritet t’i kalojë Prokurorisë së Romës, e cila ka nisur hetime për “vrasje nga pakujdesia”.

Autoritetet kanë siguruar gjithashtu listën e studentëve dhe doktorantëve që ndodheshin në bordin e anijes ditën e tragjedisë. Ata do të merren në pyetje në ditët në vijim, ndërsa hetuesit po ruajnë rezervë të plotë mbi dëshmitë.

Në orët e ardhshme, trupat e katër viktimave pritet të mbërrijnë në aeroportin e Malpensas, ndërsa trupi i Gianluca Benedetti ndodhet tashmë në Itali.

Familjarët e viktimave kanë nisur procedurat ligjore. Giorgio Sommacal, bashkëshorti i Monica Montefalcone dhe babai i Giorgia-s, ka angazhuar dy avokatë për të ndjekur çështjen dhe pritet të caktojë edhe një ekspert të pavarur për autopsinë që do të kryhet të hënën.

Lini një Përgjigje