TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Maj 2026, 12:05

“Alieni fluturues” mbi Los Anxhelos, Pentagoni publikon videot misterioze

Shkruar nga Pamfleti

“Alieni fluturues” mbi Los Anxhelos, Pentagoni publikon videot

Nuk kanë të ndalur zbulimet, por edhe pikëpyetjet, pas publikimit të materialeve të reja për UFO-t nga Pentagoni. Një video tregon një objekt të çuditshëm fluturues që ngjan me një “alien pezullues”. Pamjet janë bërë virale në internet. Disa e quajnë “Marshmallow Man”, ndërsa të tjerë “IRL Silver Surfer”.

Objekti i pazakontë humanoid është filmuar duke qëndruar pezull në qiell mbi Los Anxhelos.

Megjithatë, vlen të theksohet se kjo video kishte qarkulluar edhe më parë, që në vitin 2015, kur kishte shkaktuar interes të madh në qarqet e studiuesve të UFO-ve.

Objekti i çuditshëm "humanoid" u regjistrua duke fluturuar në qiellin mbi Los Angeles.

Një tjetër video është regjistruar nga një sensor infra të kuq i përdorur nga Roja Bregdetare amerikane në prill të vitit 2024.

Pamjet tregojnë një objekt që fluturon pranë një avioni mbi juglindjen e Shteteve të Bashkuara.

222 dosjet e publikuara të premten përbëjnë paketën e dytë të dokumenteve të deklasifikuara në faqen zyrtare të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, vetëm pak javë pasi presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi publikimin e raporteve qeveritare mbi objektet fluturuese të paidentifikuara.

“Alieni fluturues” mbi Los Anxhelos, Pentagoni publikon videot

Një nga dosjet e publikuara së fundmi përmban 116 faqe dokumentacioni që lidhen me një seri raportimesh dhe hetimesh mbi fenomene të dyshuara në një objekt tepër sekret në Sandia të New Mexico-s, gjatë periudhës 1948–1950.

“Ky arkiv përmban 209 raportime për ‘sfera të gjelbra’, ‘disqe’ dhe ‘topa zjarri’ të vërejtur pranë bazës ushtarake”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

 

pentagoni los anxhelos shba

1 Komente

  1. T
    Tony

    Kush rren me shume rron me mire. Tony

    Lini një Përgjigje