
Qeveria britanike po shqyrton mundësinë e krijimit të një tregu të vetëm për tregtinë e mallrave me Bashkimin Europian, në kuadër të fazës së re të marrëdhënieve pas Brexit-it. Lajmi është raportuar nga BBC, ndërsa tema pritet të diskutohet edhe në samitin e ardhshëm mes Londrës dhe Brukselit.
Propozimi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt afrimit ekonomik mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, disa vite pas daljes së britanikëve nga blloku europian.
Për javë me radhë, kryeministri britanik Keir Starmer dhe kancelarja Rachel Reeves kanë kërkuar publikisht një marrëdhënie më të afërt ekonomike me Bashkimin Europian.
Një zëdhënës i Komisionit Europian nuk komentoi drejtpërdrejt mbi propozimin britanik, por theksoi se ekzistojnë mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit industrial dhe të mbrojtjes mes dy palëve, duke përmendur edhe interesin e Mbretërisë së Bashkuar për diskutime mbi kreditë për Ukrainën.
Sipas mediave britanike, grupet e biznesit në Mbretërinë e Bashkuar janë informuar për planin, ndërsa brenda BE-së ekzistojnë rezerva lidhur me vijat e kuqe të vendosura nga Londra, si kundërshtimi ndaj lirisë së lëvizjes.
Disa ministra britanikë besojnë se ndryshimet e fundit në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Europës mund të sjellin një qasje më fleksibël nga vendet europiane për një riintegrim ekonomik më të thellë mes Britanisë dhe BE-së.
“Një zëdhënës i Komisionit Europian nuk pranoi të komentonte mbi propozimin e Mbretërisë së Bashkuar”, raportoi “Guardian”.
“Shohim mundësi për të thelluar bashkëpunimin industrial të mbrojtjes”, tha zëdhënësi i Komisionit Europian.
Lini një Përgjigje