TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Shkurt 2025, 16:36

Takimi diplomatik SHBA-Rusi në Stamboll, Putin: Shpresë për një bashkëpunim të gjerë!

Shkruar nga Pamfleti

Takimi diplomatik SHBA-Rusi në Stamboll, Putin: Shpresë për

Diplomatët rusë dhe amerikanë u takuan ditën e sotme në Stamboll të Turqisë për të diskutuar normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe planet për të rivendosur praninë diplomatike.

Takimi erdhi pas bisedimeve të javës së kaluar SHBA-Rusi në Riad, ku diplomatët e lartë ranë dakord të rifillojnë lidhjet diplomatike si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.

Lidhur me këtë ka reaguar presidenti rus Vladimir Putin , i cili tha se kontaktet fillestare me administratën e presidentit amerikan Donald Trump janë bazë për shpresë, raporton “Reuters”

Ai gjithashtu thuhet se insistoi se Rusia dhe SHBA janë të gatshme të krijojnë bashkëpunim dhe të tregojnë pragmatizëm, pavarësisht pretendimeve të tij se disa elita perëndimore do të përpiqen të minojnë dialogun.

Lini një Përgjigje