TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Nëntor 2024, 07:18

Sondazhet e zgjedhjeve në SHBA, Harris kryeson në shtetet kyçe; dy kandidatët ‘kokë më kokë’ në dy vende 

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhet e zgjedhjeve në SHBA, Harris kryeson në shtetet

Teksa na ndajnë dhe dy ditë nga zgjedhjet në SHBA, një sondazhi të New York Times/Siena, i publikuar të dielën, thotë se Kamala Harris kryeson Donald Trumpin në dy shtete.

Sondazhi, tradicionalisht një nga më të besueshmet, tregon Harrisin përpara Trump në Karolinën e Veriut dhe ëisconsin. Në vend të kësaj, Trump mbetet përpara në Arizona.

Në tre shtete të tjera, Michigan, Xhorxhia dhe Pensilvani, të dy janë shumë afër njëri-tjetrit ose pothuajse ‘kokë më kokë’. Ndërkohë Trump kryeson ndaj Harris në Arizona me 49% në 45%.

Në Xhorxhia, Harris kryeson me 48%, ndërsa Trump 47%, në Karolinën e Veriut Harris ka 48%, ndërsa Trump 46%. Po ashtu edhe në Nevada Harris është në epërsi, me 49%, kurse Trump 47%, shkruan NYT.

Dy kandidatët presidenciale morën secili nga 48% në Pensilvani dhe 47% në Michigan.

Sondazhi u krye midis 24 tetorit dhe 2 nëntorit midis 7,879 votuesve të mundshëm në shtetet kyçe. Marzhi i gabimit ishte +/-1,3 pikë në të gjitha shtetet dhe +/-3,5 pikë brenda secilit shtet veç e veç.

Lini një Përgjigje