
Eurodeputetja greke, Eva Kaili një nga personat e përfshirë në skandalin 'Katargate' ndodhet në arrest shtëpie me përgjim elektronik, në shtëpinë e saj në Bruksel.
Eurodeputeëtja Kaili doli nga qelia mëngjesin e së premtes pas më shumë se 4 muaj ndalim të përkohshëm nga burgjet e Harenit.
Ajo mbërriti në shtëpinë e saj, në Rue Wiertz, e shoqëruar nga babai dhe avokati i saj Michalis Dimitrakopoulos. Aty e prisnin rreth 15 gazetarë grekë dhe të huaj, para të cilëve ajo bëri deklaratat e para.
“Faleminderit shumë, vajza ime po më pret. Jam shumë e lumtur që jam sërish me të. Lufta vazhdon me vendosmëri nga avokatët e mi”, tha Eva Kaili.
Eurodeputetja greke ishte e fundit nga katër të pandehurit e Katargate që u lirua me kusht. I ka paraprirë lirimi i partnerit të Eva Kailit, Francesco Giorgi, eurodeputetit belg Marc Tarabella dhe Antonio Panzeri, i cili konsiderohet si “truri” i ringut.
Kufizimet pas lirimit
Eva Kaili ndodhet tashmë në arrest shtëpiak në banesën e saj të përhershme, ndërsa do të mbajë byzylyk elektronik.
Duke jetuar tani e tutje vetëm me vajzën e saj të mitur në apartamentin e saj në Bruksel, Kaili do të duhet të deklarojë numrin e telefonit të kontaktit me autoritetet belge, duhet të jetë gjithmonë e disponueshme në të njëjtin numër, të mbajë gjithmonë rripin e dorës dhe të mos lëvizë nga apartamenti, me përjashtim të shkuarjes në gjykatë, te mjeku ose për arsye të forcës madhore dhe gjithmonë në konsultim me Prokurorinë Publike belge.
Në përditshmërinë e re, në ditët në vijim mbetet për t'u sqaruar nëse do të ketë akses në internet apo do të lejohet të presë vizitorë, përveç partnerit të saj, Francesco Giorgi, me të cilin tashmë ka zgjedhur të qëndrojë larg, megjithëse ligjërisht mund të ndajnë të njëjtën çati, raporton Protothema.gr
Në një vendim personal, eurodeputetja greke zgjodhi të mos jetonte më me partnerin dhe babanë e vajzës së saj 2-vjeçare. Vlen të theksohet se Eva Kailit i është ndaluar edhe largimi nga Belgjika, pasi autoritetet belge i kanë mbajtur pasaportën për këtë arsye.
Lini një Përgjigje