21-vjeçari duket se ka qenë më shumë se naiv për pasojat, ndërsa Snowden dinte fare mirë se çfarë po bënte, ndryshe nga Teixeira....
Kjo nuk është hera e parë që dokumente tepër sekretet të Pentagonit, bëhen publike në rrjetin e gjerë të internetit duke dëmtuar rëndë politikën e jashtme amerikane.
Në vitin 2013, operativi i inteligjencës me njohuri kompjuterike, Edward Snowden u arratis në Hong Kong, ku punoi në fshehtësi me një skuadër gazetarësh për të shqyrtuar të dhënat që kishte vjedhur nga Inteligjenca amerikane, përpara se t'i publikonte në faqet e para të gazetave.
Në ndryshim nga Snowden, 21-vjeçari, Jack Teixeira dyshohet se vendosi të nxirrte informacionet e klasifikuara për tu bërë përshtypje miqve të tij në internet. Dhe dokumentet qëndruan në grupin e miqve të tij për javë të tëra, me sa duket pa u vënë re, por që më pas u bënë virale.
Teixeira duket se ka supozuar se dokumentet do të qëndrojnë aty ku ai i postoi dhe nuk do të përhapeshin, pasi grupi në të cilin ai i kishte postuar ishte me njerëz të ngushtë, sipas një anëtari të intervistuar nga “Washington Post”.
21-vjeçari duket se ka qenë më shumë se naiv për pasojat, ndërsa Snowden dinte fare mirë se çfarë po bënte, ndryshe nga Teixeira.
Një tjetër ndryshim mes të dyve është se Snowden nuk u kap kurrë nga SHBA, ndërsa Teixeira është në paraburgim. Duke dështuar në parandalimin e rrjedhjes, SHBA ka të ngjarë ta ndëshkojë ashpër 21-vjeçarin.
Kujtojmë se Edward Joseph Snowden është një ish-konsulent amerikan i cili zbuloi informacione shumë të klasifikuara nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) në vitin 2013, kur ai ishte punonjës dhe nënkontraktor.
Rrjedhjet padyshim ngrenë pyetje të mëdha për inteligjencën amerikane. Është e vështirë të patrullosh një platformat online si Discord. Ndryshe nga Twitter ose Facebook, faqja mbështetet tek përdoruesit për të moderuar serverët e tyre si rezultat, përmbajtja shpesh është jashtëzakonisht fyese.
Eksperti i inteligjencës Thomas Rid, në një shkrim për “Economist” lidhur me rastin, tha se rrjedhjet e dokumenteve nuk mund të eliminohen, por mund të parandalohen.
"Parandalimi i zbulimeve të paautorizuara është i vështirë dhe rreziku mund të menaxhohet vetëm, jo të eliminohet. Qeveria duhet të punojë më shumë për të parandaluar rrjedhjet. Ai gjithashtu duhet të ndëshkojë ashpër publikuesit për të penguar imituesit", tha ai. /Përshtati “Pamfleti” nga “Sky News”
Lini një Përgjigje