
Vrasja e mbi 500 palestinezë nga një sulm ajror në një spital të Gazës të mbushur me pacientë dhe njerëz të zhvendosur për shkak të bombardimeve ka shkaktuar një valë zemërimi në të gjithë botën.
Ky është incidenti më i përgjakshëm në Gaza që kur Izraeli filloi fushatën e tij të pandërprerë të bombardimeve në shenjë hakmarrjeje ndaj aksionit të Hamasit më 7 Tetor.
Kryeministri palestinez e quajti atë “një krim të tmerrshëm, gjenocidi nga Izraeli” dhe tha se edhe vendet që mbështesin atë duhet të mbajnë përgjegjësi.
Në krahun tjetër ushtria izraelite tha se nuk kishte asnjë detaj në lidhje me këtë bombardim, por po kryente hetime.
Vetë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit deklaruan se spitali ishte goditur nga një predhë e lëshuar nga vetë militantët palestinezë.
Ushtria izraelite konfirmoi “pas një kontrolli të ngushtë të sistemeve të mbikëqyrjes” se nuk ishte zjarri izraelit, por raketat e Xhihadit Islamik që goditën një spital në Gaza të martën mbrëma, duke vrarë qindra njerëz sipas pretendimeve palestineze.
“Tani kemi informacione të mjaftueshme, na është dashur kohë, por duhet të themi të vërtetën, spitali nuk është goditur nga izraelitët”, tha gjatë konferencës për shtyp Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite.
“Në orët e ardhshme do të ofrojmë dëshmi për pretendimet tona. Në kohën e të shtënave nuk po udhëhiqnim kurrfarë operacioni ajror në afërsi të spitalit dhe raketat që goditën objektin nuk ishin tonat”, tha ndër tjera Hagari duke shtuar se ushtria do të publikojë “bisedat në gjuhën arabe që tregojnë se ishte Xhihadi Islamik”.
The #IDF published a video that allegedly shows the area of a hospital in the Gaza Strip before and after the strike.
— NEXTA (@nexta_tv) October 18, 2023
According to the Israeli military, the footage shows no craters from aerial bombs, which are usually used by the Israeli army. According to their version, the… pic.twitter.com/NyGHFHOFa8
IDF-ja izraelite ka publikuar pamjet e dronit që tregojnë situatën para dhe pas, ku një raketa e Xhihadit Islamik goditi parkingun e spitalit në Gazë.
Xhihadi Islamik mohon reagimin e Izraelit
Daoud Shehab, zëdhënës i Xhihadit Islamik, për Reuters e ka mohuar këtë, duke thënë se Izraeli po gënjen.
“Është gënjeshtër dhe imagjinatë e dobët, është plotësisht e pasaktë. Po tentojnë të mbulojnë krimin dhe masakrën e tmerrshëm që kryen mbi civilët”., tha ai.
Shpërthen zëmërimi në Lindjen e Mesme

Sulmi në spital ku kishte shumë banorë të Gazës që ishin strehuar duke ikur nga bombardimet izraelite, ka nxitur reagime të ashpra në mbarë botën, në veçanti në botën arabe ku u organizuan protesta para ambasadave izraelite në Turqi dhe Jordani si dhe në afërsi të ambasadës amerikane në Liban, ku forca të shumta të policisë hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Forcat izraelite kanë rrethuar enklavën bregdetare të kontrolluar nga Hamasi pas sulmeve të 7 tetorit në Izrael, në të cilat grupi militant islamik vrau të paktën 1,400 njerëz dhe mori më shumë se 150 pengje, duke përfshirë fëmijë dhe të moshuar.
Protestat që dënojnë shpërthimin e spitalit kanë shpërthyer në qytete të shumta në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, duke përfshirë Jordaninë, Libanin, Irakun, Iranin dhe Tunizinë.
Protestat tronditën gjithashtu qytetin Ramallah të okupuar në Bregun Perëndimor, ndërsa protestuesit u përleshën me forcat palestineze të sigurisë.
Në kryeqytetin jordanez Aman, protestues të zemëruar u përpoqën të mblidheshin pranë ambasadës izraelite në zonën Rabieh, por forcat e sigurisë i larguan. Dy aktivistë i thanë CNN të martën se forcat jordaneze të sigurisë përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Në Gaza nuk ka më siguri askund

Më shumë se një javë bombardime izraelite kanë vrarë të paktën 3,000 njerëz, duke përfshirë 1,032 vajza dhe 940 djem, dhe kanë plagosur 12,500 në Gaza, tha të martën Ministria Palestineze e Shëndetësisë. Viktimat në Gaza gjatë 10 ditëve të fundit tani kanë tejkaluar numrin e të vrarëve gjatë konfliktit 51-ditor Gaza-Izrael në 2014.
Kushtet janë të vështira për 2.2 milionë njerëzit e kapur në krizën në përshkallëzim dhe tani të bllokuar në Gaza dhe ata në terren paralajmërojnë se askund nuk është i sigurt nga sulmet e pamëshirshme ajrore izraelite dhe nga përkeqësimi i shpejtë i situatës humanitare.
Thirrjet urgjente për ndihmë janë në rritje dhe përpjekjet diplomatike për të siguruar një korridor humanitar jashtë Gazës janë shtuar ditët e fundit.
Lini një Përgjigje