Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndaluar një anije tregtare që dyshohet se po përpiqej të hynte në një port iranian, në kundërshtim me masat e bllokadës të vendosura nga Uashingtoni, raportoi një zyrtar amerikan.
Sipas burimit, anija me flamur të Gambias, “Lian Star”, nuk iu përgjigj disa paralajmërimeve të forcave amerikane gjatë natës, ndërsa lundronte drejt një porti në Iran.
Zyrtari tha se ndërhyrja u krye nga avionë amerikanë në zonën e Gjirit të Omanit. Operacioni përfundoi me ndalimin e anijes, pa qenë e nevojshme që personeli ushtarak amerikan të hipte në bord.
Sipas të njëjtit burim, mjeti lundrues është aktualisht i paaftësuar për lundrim dhe mbetet në ujërat e rajonit. Operacioni u zhvillua në kuadër të zbatimit të masave amerikane për bllokadën detare ndaj Iranit.
Autoritetet amerikane nuk kanë publikuar ende një deklaratë zyrtare lidhur me incidentin.
Lini një Përgjigje