TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Maj 2026, 19:49

Pesë artistë refuzojnë Trumpin, Presidenti gati të anulojë koncertet për 250-vjetorin e Pavarësisë

Shkruar nga Pamfleti
Pesë artistë refuzojnë Trumpin, Presidenti gati të
Trump

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se po shqyrton mundësinë e anulimit të serisë së koncerteve të planifikuara për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, pasi disa prej artistëve të përzgjedhur kanë refuzuar të marrin pjesë.

Në vend të koncerteve, presidenti republikan tha se mund të mbajë një fjalim të madh publik dhe të organizojë një tubim me mbështetësit e tij.

Të premten, Bret Michaels, vokalisti i grupit rock Poison, u bë artisti i pestë që tërhoqi pjesëmarrjen nga koncertet “Freedom 250”, të planifikuara të zhvillohen në Uashington nga 25 qershori deri më 10 korrik.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se po mendon të zëvendësojë koncertet me një fjalim dhe një tubim masiv, duke pretenduar se prania e tij do të tërhiqte më shumë publik sesa vetë artistët.

“Jam atraksioni numër një kudo në botë, njeriu që tërheq shumë më tepër njerëz sesa Elvis Presley në kulmin e famës së tij, madje pa pasur nevojë për një kitarë”, shkroi Trump.

Deklarata vjen mes polemikave që kanë shoqëruar organizimin e aktiviteteve për përvjetorin e 250-të të pavarësisë amerikane, ndërsa disa artistë kanë zgjedhur të mos lidhen me ngjarjet e sponsorizuara nga administrata Trump.

donald trump koncert

Lini një Përgjigje