TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Mars 2025, 22:14

Sërish armëpushim në Gaza, Hamas pranon propozimin e Izraelit: 50 ditë paqe në këmbim të 10 pengjeve

Shkruar nga Pamfleti

Sërish armëpushim në Gaza, Hamas pranon propozimin e Izraelit: 50

Udhëheqësi i Hamasit në Gaza, Khalil al-Hayya deklaroi sot se ka pranuar propozimin për armëpushim nga ndërmjetësit egjiptianë dy ditë më parë. Ai tha se shpreson që Izraeli nuk do të ndërmarrë veprime që do të dëmtojnë zbatimin e tij.

Deklarata e Al-Hayya erdhi menjëherë pas raportimeve se Hamasi kishte rënë dakord për lirimin e pesë pengjeve izraelitë, në këmbim të një armëpushimi 50-ditor dhe lirimin e të burgosurve palestinezë.

Më herët gjatë ditës së sotme, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se vendi u kishte paraqitur një kundërpropozim ndërmjetësuesve, pa treguar detaje.

Lini një Përgjigje