TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Shkurt 2024, 15:29

“Rusia të sulmojnë NATO-n”/ Michel i përgjigjet Trump: Deklaratat e pamatura i shërbejnë vetëm Putinit

Shkruar nga Pamfleti

“Rusia të sulmojnë NATO-n”/ Michel i përgjigjet

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, i ka kritikuar ashpër deklaratat e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se do t’i rekomandonte Rusisë të sulmojë anëtarët e NATO-s, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre.

Ai tha se deklaratat e ish-presidentit amerikan Donald Trump për sigurinë e NATO-s 9 shërbejnë vetëm Putinit.

“Deklaratat e pamatura për sigurinë e NATO-s  dhe solidaritetin e nenit 5 i shërbejnë vetëm interesit të Putinit”, shkruan Charles Michel, në një postim në Platformën X.

Ai shprehet se Aleanca Transatlantike ka mbështetur sigurinë dhe mirëqenien e amerikanëve, kanadezëve dhe europianëve për 75 vite.

“Deklaratat e pamatura për sigurinë e NATO-s dhe solidaritetin e nenit 5 i shërbejnë vetëm interesit të Putinit. Ata nuk sjellin më shumë siguri apo paqe në botë. Në vend të kësaj, ritheksojnë nevojën që BE-ja të zhvillojë urgjentisht më tej autonominë e saj strategjike dhe të investojë në mbrojtjen e saj dhe për ta mbajtur të fortë aleancën tonë”, shton presidenti i Këshillit Evropian.

Lini një Përgjigje