TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Shkurt 2024, 13:06

Intervista e Putin me gazetarin amerikan, Peskov: SHBA po refuzon negociatat me Rusinë

Shkruar nga Pamfleti

Intervista e Putin me gazetarin amerikan, Peskov: SHBA po refuzon negociatat me

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, gjatë një interviste tha se Rusia është e gatshme për bisedime por SHBA nuk dëshiron.

Ai tha se autoritetet amerikane janë të vetëdijshme për mesazhet e Vladimir Putin, por nuk kanë asnjë vullnet politik për të zhvilluar negociata.

“Autoritetet amerikane janë të vetëdijshme për të gjitha mesazhet kryesore të Vladimir Putinit, por aktualisht nuk ka as dëshirë dhe as vullnet politik për të zhvilluar negociata nga ana e SHBA-së”, tha Peskov për “TASS”.

I pyetur nëse intervista e Putin me Tucker Carlson do të ndihmojë të përcjellë qëndrimin e Moskës në Uashington ai tha se SHBA-të janë të vetëdijshëm për qëndrimin e Rusisë.

“Autoritetet amerikane janë të vetëdijshme për pozicionin tonë, ata janë të vetëdijshëm për të gjitha mesazhet kryesore të Putinit. Ata janë të vetëdijshëm se si ai trajton çështje të ndryshme dhe çfarë ai bën. Kjo nuk është një çështje dijeje, por një çështje dëshire. Një dëshirë për të bërë diçka për të hyrë në rrugën e negociatave. Deri më tani, ne nuk kemi ka regjistruar një dëshirë dhe vullnet të tillë politik në SHBA”, deklaroi Peskov.

kremlini rusia shba putin biden peskov

Lini një Përgjigje