
Si do të dukej mbrojtja evropiane pa qenë nën çadrën amerikane? Deri vonë, pyetja ishte e natyrës akademike. Por ajo merr një pamje realiste në atë masë sa të merren seriozisht sloganet gjeopolitike të Donald Trump, i cili po punon për t'u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë me ambicien për të mos u kufizuar nga kontrollet e mandatit të parë.
Kandidati republikan nuk e ka fshehur përbuzjen e tij për NATO-n, një institucion që menaxhon punët mijëra milje larg nga Queens, Nju Jork, vendlindja e Trump. Madje thuhet se ai e ka manifestuar në mënyrën më karakteristike, duke i thënë presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Forumin e Davosit në vitin 2020 se nëse nëse Evropa sulmohet, ne kurrë nuk do t'ju ndihmojmë dhe nuk do ju mbështesim. Sipas tij NATO ka vdekur dhe SHBA do të largohet nga Aleanca. Ai tha në Davos se Gjermania i ka borxh SHBA-ve 400 miliardë dollarë, sepse nuk kanë paguar atë që duhet të kishin paguar për mbrojtjen.
E vërteta është se "vdekja e trurit" e NATO-s u diagnostikua edhe nga Emmanuel Macron, në një intervistë shumë të lavdëruar me Economist në 2019. Ai paralajmëroi atëherë se Evropa nuk mund të mbështetet më tek SHBA për mbrojtjen e saj. Presidenti francez kishte folur tashmë në vitin 2017 për një "Evropë që mbron" dhe që duhet të "rikrijojë sovranitetin e saj".
Që atëherë, Parisi nuk e braktisi synimin e autonomisë strategjike për Evropën, një ide që nuk ishte aq e popullarizuar në mesin e atlantistëve të kontinentit të vjetër, veçanërisht në vendet e Evropës Qendrore. Por tani ajo po bëhet gjithnjë e më tërheqëse në Bruksel për arsye të kuptueshme, të cilat u forcuan qartë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Karakteristike ishte ndryshimi i doktrinës së politikës së jashtme të Gjermanisë, siç u shënua nga fjalimi historik i Scholz në Bundestag në mars 2022, ku parashikonte ndër të tjera forcimin e buxhetit gjerman për shpenzimet e mbrojtjes.
Arsyetimi që ka marrë formë vitet e fundit në Evropë ka të bëjë me forcimin e krahut evropian në NATO: "veprim autonom si një shtesë e NATO-s". Ndërsa narrativa e separatizmit amerikan shpaloset dhe pavarësisht nga forma që merr pikëpamja se Evropa duhet të lëvizë në tre nivele po fiton terren:
· Të përmirësojë aftësitë e saj ushtarake dhe të investojë në industrinë e saj të mbrojtjes
· Të eci përpara me integrimin evropian dhe për të bëjë procesin e vendimmarrjes më efikas
· Të thellojë marrëdhëniet me qeveritë e vendeve si Kanadaja, Japonia dhe Australia
Në këtë kontekst, Franca konsiderohet e aftë për të luajtur një rol udhëheqës, pasi ka ushtrinë më të fortë evropiane, ka zhvilluar një industri mbrojtëse qartësisht të matshme dhe ka aftësi bërthamore.
Rastësisht, zyrtarë si presidenti i Partisë Popullore Evropiane Manfred Weber kanë shprehur qëndrimin se Evropa duhet të forcojë fuqinë e saj parandaluese, duke theksuar se opsioni bërthamor është vendimtar në këtë drejtim.
Koncepti i autonomisë strategjike të Evropës nuk i kundërvihet frymës së aleancës euroatlantike. Siç tha për "Kathimerini" drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes - EDA, Jiri Sediví, projekti i përbashkët evropian i mbrojtjes është plotësues i NATO-s dhe një klauzolë e mbrojtjes kolektive në BE nuk do të ishte realiste, siç ofrohet nga neni 5 në NATO. Por avokatët e projektit tani po bëjnë apele urgjente.
Donald Trump donte të tërhiqte SHBA-në nga NATO gjatë mandatit të tij të parë, por u bind nga zyrtarë të lartë të administratës që të mos e bënte këtë, sipas informacioneve që kanë dalë në dritë. Por nuk është e sigurt se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në mandatin e tij të dytë, në të cilin vlerësohet se tashmë do të rrethohet nga njerëzit e tij më radikalë.
Kur amerikanët të shkojnë në votime në nëntor 2024, NATO do të jetë tashmë 75 vjeç. Nëse Trump emërohet përfundimisht dhe fiton rizgjedhjen, aleanca e mbrojtjes SHBA-Evropë mund të thirret për të menaxhuar krizën më të madhe me të cilën është përballur që nga nënshkrimi i Traktatit të Atlantikut të Veriut në prill 1949.
Prandaj, në Kontinentin e Vjetër, diskutimet po intensifikohen me një sy në skenarin e largimit të SHBA nga Ukraina. Në një rast të tillë, Evropa do të duhet të rrisë prodhimin e armëve dhe municioneve për të rimbushur furnizimet. Ajo gjithashtu do të detyrohet të shtojë trajnimin ushtarak dhe të rrisë investimet në fusha të tilla si dronët dhe satelitët, përmes një kombinimi të burimeve dhe investimeve për ekonomitë e shkallës dhe përfitimet e efikasitetit. Dhe mund t'i duhet të ringjallë bashkëpunimin e saj të mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar. Veçanërisht, kriza me Rusinë ka ofruar gjithsesi shembuj se fuqitë do të shkojnë në këtë drejtim, pasi Europa aktualisht ofron pothuajse dyfishin e shumave në total, më shumë se 85 miliardë euro të ndihmës ushtarake dhe ekonomike të SHBA për Ukrainën.
Pra, si do të dukej mbrojtja evropiane pa ombrellën amerikane? Ndoshta do të zbulojmë së shpejti nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale dhe nëse ai ia del t'i kthejë qëllimet e tij në veprim. /Përshtati “Pamfleti” nga “Ekathemirini”
Lini një Përgjigje