TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Shkurt 2024, 09:17

Krimi në familje tondit Italinë! Burri vret gruan dhe dy fëmijët e mitur, shpëton vajza 17-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Krimi në familje tondit Italinë! Burri vret gruan dhe dy

Një krimi i trefishtë në familje ka ndodhur në natën mes së shtunës dhe të dielës në Palermo të Italisë.

Një 54-vjeçar ka vrarë gruan dhe dy fëmijët e tij 5 dhe 16 vjeç. Një tjetër vajzë 17-vjeçare ka arritur të shpëtojë veten. 

Masakra, detajet e së cilës nuk dihen ende, ndodhi në Altavilla Milicia, një komunë në det, në provincën e Palermos.

Pasi shfarosi familjen e tij, 54-vjeçari dyshohet se thirri policinë, rrëfeu dhe priti që ushtarakët të mbërrinin në Casteldaccia , një qytet disa kilometra larg vendngjarjes ku më pas u dorëzua.

Prokuroria po heton krimin dhe ia ka deleguar hetimet Karabinierëve të departamentit operativ. 

Vrasja ka ndodhur rreth orës 03:00.

palermo itali krim në familje

Lini një Përgjigje