TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shkurt 2024, 19:16

Çfarë fshihet pas ndryshimeve në kupolën drejtuese të ushtrisë ukrainase

Shkruar nga Anatol Lieven*

 Çfarë fshihet pas ndryshimeve në kupolën drejtuese të

Shkarkimi nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i shefit të ushtrisë, gjeneralit Valery Zaluzhny, është një lojë madhe politike për kreun e shtetit, por edhe një shenjë e rritjes së dëshpërimit në Kiev në raport me fatin e luftës...

Në sfondin e kësaj lëvizjeje qëndron  dështimi i kundërsulmit ukrainase të vitit të kaluar, përpjekjet për të ndëshkuar fajtorët por edhe për të hartuar një strategji të re që mund t’i premtojë Ukrainës fitore në të ardhmen. Humbja e Ukrainës gjatë kundërsulmit të vitit

të kaluar, shkaktoi një lojë tejet diskredituese fajësimi midis Kievit dhe Uashingtonit.

Disa zyrtarë amerikanë, thanë se nëse Zaluzhny do të ndjekur këshillat e tyre (të supozuara) dhe do t’i kishte përqendruar forcat e tij për të sulmuar në një front të ngushtë (në vend se të sulmonte në disa vende në të njëjtën kohë), ukrainasit mund të kishin depërtuar në linjën mbrojtëse ruse.

Ky është një argument shumë i çuditshëm, sepse ishin pikërisht sulme të tilla në fronte

të ngushta, që u përpoq të kryente disa herë ushtria ruse në fillim të pushtimit, ato që

çuan në katastrofa ushtarake të përsëritura. Po ashtu, kjo kritikë injoron faktin se ashtu siç inteligjenca satelitore e SHBA-së i lejoi ukrainasit të identifikonin përqendrimet

lokale të ushtrisë ruse, edhe inteligjenca satelitore ruse u mundësoi bën të njëjtën gjë kur kundërsulmuan ukrainasit.

E vërteta është se deri në verën e vitit 2023, ushtria ukrainase nuk kishte epërsi në burime njerëzore dhe fuqi zjarri, gjë që do t’i jepte mundësi të depërtonte nëpër linjat e fortifikuara të drejtuara nga një armik i shumtë në numër dhe i mirë-armatosur.

Nëse Ukraina do të kishte pasur sukses, kjo do të kishte qenë një ngjarje tejet e pazakontë në historinë ushtarake. Dhe nuk ka as ndonjë perspektivë serioze që ukrainasit të jenë në gjendje të kenë sukses në të ardhmen. Pasi edhe nëse ata marrin në dorëzim armatim të ri perëndimor gjatë vitit të ardhshëm, Rusia do ta shfrytëzojë sërish kohën për të forcuar më tej linjat e saj mbrojtëse

Shkarkimi i Zaluzhny nga Zelensky, pasqyron edhe faktin se gjenerali është parë prej kohësh si rivali më i rrezikshëm politik i Zelensky në të ardhmen, duke pasur parasysh prestigjin e tij në ushtri dhe popullaritetin në mesin e popullit. Nuk e dimë se si do të reagojë Zaluzhny ndaj shkarkimit të tij.

Ndoshta ai ka arritur ndonjë marrëveshje me Zelenskyn. Megjithatë, rreziqet për presidentin ukrainas janë më se të dukshme. Megjithëse zëvendësuesi i Zaluzhny, gjenerali Oleksandr Syrsky, gëzon gjithashtu prestigj të madh si mbrojtës i Kievit në fillim të luftës, ai është fajësuar nga shumë ushtarë ukrainas për përkuljen ndaj presionit politik dhe për shpërdorimin e shumë jetëve të ushtarëve ukrainas, në atë që u pa si një operacion i panevojshëm dhe një betejë e dënuar të dështonte për të mbajtur kontrollin e qytetit Bakhmut vitin e kaluar.

Ndërkohë midis ushtarëve, ka shumë pakënaqësi për shkak të përshtypjes së tyre, se jo vetëm Zaluzhny, por edhe ushtria në përgjithësi, po ndëshkohet për dështimin e vitit të kaluar. Zelensky nuk ndihmohet as nga fakti se pas dështimit me kundërsulmin, ai e qortoi publikisht Zaluzhny-n për deklarimin se lufta kishte arritur tashmë në një ngërç dhe se tani Ukraina do të detyrohet të kalojë në pozita mbrojtëse. Më pas u detyrua të pranonte pozicionin e Zaluzhny kur realiteti ushtarak (dhe këshillat nga Uashingtoni) u bë shumë i qartë.

Nga ana tjetër, nuk është e qartë nëse emërimi i gjeneralit Syrsky do të ndryshojë apo  përmirësojë një tjetër faktor që prodhoi edhe tensionin midis Zelensky dhe Zaluzhny: çështja e rekrutimeve të reja. Një nga mësimet e kësaj lufte, është se fitorja varet nga kombinimi i armatimit më të fundit me numrin e madh të trupave.

Në vitin 2022, humbjet e rënda të rusëve, erdhën kryesisht për shkak të faktit se ata e nisën pushtimin me shumë pak trupa. Suksesi spektakolar i ukrainasve në kundërsulmin në Kharkiv në shtator 2022, i detyrohej shumë faktit se në atë front, ata ishin dukshëm më të shumtë në numër se rusët.

Por sot Ukrainës po i mbarojnë trupat. Rusia ka një popullsi 4 herë më të madhe se Ukraina, dhe arrin të rekrutojë më shumë burra. Po ashtu, ajo po përmirëson shumë taktikat dhe armatimin e saj. Ushtria ukrainase është dobësuar, si nga humbjet e mëdha ashtu edhe mosgatishmëria në rritje e popullsisë për të shërbyer.

Mosha mesatare e ushtarëve ukrainas është aktualisht 43-vjeç, shumë e madhe për një efektivitet ushtarak të plotë. Për këtë arsye, në muajt e fundit gjenerali Zaluzhny u bë gjithnjë e më këmbëngulës për nevojën e zgjatjes dhe ashpërsimit të urdhrave të rekrutimit. Kjo qasje u mbështet nga ushtarët, dhe u ndërthur me zemërimin e tyre në rritje ndaj korrupsionit në Kiev dhe shmangies së shërbimit në front nga djemtë e elitave.

Megjithatë, masat për forcimin e rregullave të rekrutimit dhe shtimi i dënimeve për shmangien e shërbimit, hasën në një rezistencë të fortë në popullatë si dhe në mesin e politikanëve. Si pasojë e kësaj rezistence, dhe ndoshta edhe mosgatishmërisë së deputetëve për t’i parë fëmijët e tyre të rekrutohen dhe dërgohen në luftë, parlamenti ukrainas rrëzoi në janar variantin fillestar të një ligji që forconte rregullat e rekrutimit.

Zelensky ka ridërguar atje një variant më të zbutur, por nuk është e qartë nëse ai do të mjaftojë për të kompensuar popullsinë dhe burimet shumë më të mëdha që zotëron Rusia. Perspektivat ushtarake të Ukrainës, kërcënohen jo pak edhe nga refuzimi i deritanishëm i republikanëve në Kongresin e SHBA për të dhënë dakordësinë e tyre për një ndihmë të re financiare dhe ushtarake për Ukrainën.

Pa këtë të fundit, Ukraina nuk do të ketë në dispozicion armët që i nevojiten për të vazhduar luftën. Bashkimi Evropian ka rënë dakord së fundmi për një paketë ndihme prej 50 miliardë eurosh, e cila do të jetë jetike për mbështetjen e ekonomisë ukrainase.

Por zyrtarët evropianë, e kanë pranuar me sinqeritet se Evropa nuk është në gjendje të zëvendësojë ndihmën ushtarake të SHBA-së. Prandaj, Ukraina po përballet me një kërcënim të dyfishtë: një ushtri pa ushtarë, dhe një ushtri pa armë. Nëse do të vazhdojë kjo situatë, nuk ka gjasa që Ukraina të jetë në gjendje të vazhdojë rezistencën kundër Rusisë.

Për më tepër, edhe nëse Kongresi Amerikan arrin një kompromis për ndihmën shtesë ndaj Ukrainën, kjo e fundit nuk do të vazhdoje edhe për shumë kohë. Beteja në Kongresin e SHBA - dhe sidomos roli i ish-presidentit Trump dhe i mbështetësve të tij në bllokimin e një kompromisi - pasqyron manovrimin politik si pjesë e fushatës presidenciale.

Por, qëndrimi i republikanëve pasqyron gjithashtu edhe një ndjenjë të vërtetë që shtrihet edhe në pjesën më të madhe të Evropës dhe që po ndihmon në ngjitjen në pushtet të populistëve: kërcënimi real për sigurinë dhe stabilitetin e shoqërive perëndimore, vjen nga mosfunksionimi i brendshëm, i nxitur pjesërisht nga migracioni i paligjshëm; dhe se ajo që ndodh në Ukrainë është e parëndësishme për këto çështje.

Pavarësisht mendimeve mbi zgjidhjet që ofrohen, do të ishte e gabuar dhe e rrezikshme që avokatët e mbështetjes së Ukrainës t’i shpërfillin këto shqetësime. Sepse nëse lufta vazhdon pafundësisht, nuk do të mjaftojë që Kongresi dhe Bashkimi Evropian të arrijnë marrëveshje për të ofruar ndihmë për Ukrainën gjatë vitit të ardhshëm.

Ata duhet ta bëjnë këtë vitin e ardhshëm, vitin pas tij, e kështu me radhë. Asnjë qeveri perëndimore nuk mund ta garantojë seriozisht dhe sinqerisht këtë gjë. Për më tepër, që Ukraina të qëndrojë në pozita mbrojtëse - edhe nëse e bën këtë me sukses - nënkupton diçka që analistët perëndimorë dhe shumë ukrainas kanë filluar ta njohin, megjithëse pak prej tyre kanë qenë ende të gatshëm ta deklarojnë këtë publikisht: që nëse Ukraina mbetet për një kohë të pacaktuar në pozita mbrojtjeje, atëherë zonat e Ukrainës të pushtuara nga Rusia do të mbeten në duart e Moskës, nëse jo ligjërisht, atëherë de fakto.

Siç e kuptova gjatë vizitës në Ukrainë, edhe para dështimit të ofensivës së vitit të kaluar, një pakicë e konsiderueshme ukrainasish, ishin të përgatitur të thoshin se Ukraina duhet të bëjë kompromis me Rusinë dhe të pranojë humbjen e këtyre territoreve, në qoftë se alternativa do të ishte vite të tëra lufte dhe qindra mijëra vdekje të tjera, pa asnjë perspektivë realiste se këto sakrifica do të sillnin sukses.

Sipas sondazheve, humbja e ofensivës ukrainase ka çuar në një rritje të ndjeshme të kësaj ndjenje. Megjithatë, qeveria ukrainase dhe pjesa më e madhe e establishmentit janë të fiksuar pas parimit, se i vetmi rezultat i pranueshëm është tërheqja e plotë ruse. Ndryshimi i këtij pozicioni, do të jetë jashtëzakonisht i dhimbshëm dhe i vështirë.

Dhe një mënyrë për të kuptuar trazirat aktuale politike në Kiev, është se të gjitha figurat dhe grupet e ndryshme po përpiqen të pozicionohen në mënyrë që t’ia hedhin fajin dikujt tjetër për kompromisin e mundshëm me Rusinë.

Rreziku për Ukrainën, është se duke pasur parasysh pakësimin e ndihmës së SHBA-së, gjasat e një suksesi ushtarak të Rusisë, dhe tensionet e reflektuara nga shkarkimi i Zaluzhny-t, nëse Kievi pret shumë gjatë për të kërkuar një kompromis, mund të mos ketë më asgjë mbi të cilën të negociojë. Kjo jo vetëm për shkak të zhvillimeve në fushën e betejës, por edhepër shkak të prishjes së unitetit politik brenda Ukrainës./ Përshtati Pamfleti nga “Resposinble Statecraft”

Shënim: Anatol Lieven, drejtor i Programit të Eurazisë në “Quincy Institute for Responsible Statecraft”. Më herët ka qenë profesor në Departamentin e Studimeve të Luftës në Kolegjin Mbretëror të Londrës.

ushtria ukrahinase ndryshime në kupolë

Lini një Përgjigje