
Gazeta britanike “The Independent” shkruan se një protokoll i detajuar i koduar si ‘Menai Bridge’, ‘Ura Menai’, do të vihet menjëherë në zbatim nëse Mbreti Charles III do të ndërronte jetë.
Ditën kur Monarku u diagnostikua me kancer, duket se familja mbretërore po merr masa në rast se ai do të ndërronte jetë.
Sipas protokollit, familja mbretërore do të njoftohet për vdekjen e mbretit, me një sërë telefonatash, duke informuar kryeministrin, sekretarin e kabinetit dhe disa ministra e zyrtarë të lartë të qeverisë. Ashtu siç ndodhi me vdekjen e Elizabeth II, informacioni më pas do të transmetohet në vendet e Komonuelthit në të cilat mbreti është kreu i shtetit dhe më pas në shtyp.
Kurorëzimi i pasardhësit Charlesit të III, Princit William, do të realizohet disa muaj pas vdekjes së babait të tij, ndërsa gruaja e tij, Kate Middleton do të bëhet bashkëshortja e mbretit. Ëilliam do të mbajë një fjalim para kombit atë ditë dhe do të fillojë takimet me zyrtarët e qeverisë.
Vihet re mungesa e përmendjes së trashëgimtarit më të vogël të familjes mbretërore, Princi Harry, i cili prej disa kohësh nuk është më pjesë e pretendimeve për fronin mbretëror, për shkak të kontradiktave brenda familjes mbretërore.
Operacioni i koduar ‘Menai Bridge’, u quajt e tillë sipas urës së parë të varur prej hekuri në botë, në Uells, vend të cilit Monarku aktual i ka shërbyer për vite me radhë.
Lini një Përgjigje